VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SURPRIZA DHE DETAJE - ÇFARË DUHET TË DINI PËR EUROVISION 2011? E Hënë, 05.09.2011, 10:02am (GMT1) Zemra që pulson - simboli i Eurovision 2011 Për Countdown është ndoshta shumë herët, por disa detaje të rëndësishme të "Eurovision 2011" janë që tani të njohura. Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision është Aurela Gaçe me këngën "Feel the passion". Këtë vit në edicionin e 56-të të Eurovision Song Contest (ESC) do të marrin pjesë artistë nga 43 vende nën moton "Feel Your Heart Beat!". Surpriza më e madhe është me siguri rikthimi i Italisë në ESC, e cila ka marrë pjesë për herë të fundit para 14 vjetësh. Këtë vit marrin pjesë edhe Austria pas një pushimi prej 4 vjetësh dhe Hungaria pas një pushimi dyvjeçar. Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision është Aurela Gaçe me këngën e saj "Feel the passion". Ndërsa fituesja e vjetshme, gjermanja, Lena Mayer-Landrut, përfaqëdon rishtazi Gjermaninë këtë vit me këngën "Taken by a stranger."
Pak histori - Ku u transmentua për herë të parë Eurovision? Kjo është hera e tretë që Eurovision Song Contest zhvillohet në Gjermani që prej ribashkimit të dy shteteve gjermane. I themeluar në vitin 1956 nga European Broadcasting Union (EBU), Grand Prix Eurovision u organizua për herë të parë në vitin 1957 në Gjermani në Frankfurt. Rregulli, sipas të cilit gara zhvillohet vitin pasues në vendin fitues, asokohe nuk ekzistonte ende. Por kjo ndryshoi që prej vitit 1975. Falë këngës "Pak qetësi" të Ralph Siegel-it, me të cilin fitoi çmimin këngëtarja Nicole Siebert, Grand Prix erdhi në 1983 për herë të dytë në Gjermani e pikërisht në Mynih. Pamje nga provat ndriçimit në Dyseldorf Biletat për finalen më 14 maj tashmë janë shitur të gjitha. Portali në internet "dticket.de" shiti brenda pak orësh 35.000 bileta. Çmimet shkonin nga 89 deri 189 euro. Për dy gjysmëfinalet më 10 dhe 12 maj ka ende bileta. Më të shtrenjtat për vendet pranë tribunës kushtojnë 119 euro. Në mes të muajit janar pati një ndryshim në ekipin e Eurovision. Në vend të Svante Stockselius, i cili mori postin e supervizorit të ESC, vjen norvegjezi Jon Ola Sand, i cili deri atëherë kishte qenë drejtues i delegacionit norvegjez në ESC dhe njëkohësisht drejtues i prodhimit të Eurovision Song Contest në Oslo. Si producent ai ka qenë përgjegjës edhe për transmetimin live të çmimit Nobel. Gjermania - vendi mikpritës i Eurovision Zgjedhja e moderatorëve apo mikpritësve të Eurovision me siguri nuk ka habitur askënd. Aktorja gjermane Anke Engelke ka lindur në Montreal, Kanada, dhe flet frengjisht, çka është edhe një nga kërkesat e ekipit për moderatorët e ESC. Mbështetësi i Lenës, producenti i njohur gjerman njëkohësisht moderator, Stefan Raab,do të jetë krah Ankes në skenë. Kjo është për të hera e pestë që merr pjesë në Eurovision Song Contest. 1998 dhe 2004 ai mori pjesë si autor këngësh; si këngëtar dhe kantautor ai mori pjesë në ESC 2000 dhe zuri vendin e pestë. Pas suksesit në shfaqjen "Ylli ynë për Oslon", ku u bë përzgjedhja paraprake vitin e kaluar, këtë herë Stefan Raab në bashkëpunim me NDR është përgjegjës për shfaqjen "Kënga jonë për Gjermaninë". Në ekipin e moderatorëve në përzgjedhjen paraprake është i pranishëm dhe një personazh i njohur i kanalit të parë televiziv gjerman ARD, moderatorja Judith Rakers.
Stefan Raab, mbështetësi i Lenës, fitueses së Eurovision 2010 dhe moderator i njohur
Lena Meyer-Landrut - fituesja e Eurovision 2011 Rregulla të reja votimi Deri tani nuk ka shenja se EBU do të ndryshojë përsëri rregullat e votimit. Rregullat e reja të cilat hynë në fuqi vitin e kaluar ishin mjaft të suksesshme. Hera e fundit që kishte ka fituar një nga katër vendet "e mëdha", Britania e Madhe, Spanja, Franca dhe Gjermania ishte në vitin 1997. "Katër të mëdhenjtë" mbajnë ndërkohë pjesën më të madhe të kostove për shfaqjen e preferuar muzikore evropiane, por qysh atëherë kishin pasur pak sukses. Me Eurovisionin në Oslo kjo ndryshoi. Më në fund vendet kryesore kontribuese janë përsëri në lojë dhe shikuesit kanë njëlloj si juria ndikim të njëjtë në rezultat. Të dy vendosin se kush arrin në finale dhe kush fiton. Veç kësaj që prej vitit të kaluar shikuesit kanë mundësi të marrin në telefon apo të dërgojnë sms gjatë gjithë shfaqjes. Më shumë se 120 milionë teleshikues pritet të ndjekin Eurovision Song Contest. Ky numër është pothuajse sa ai i shikuesve që ndjekin ndarjen e çmimeve Oscar dhe finalen e futbollit amerikan në SHBA të marrë së bashku. Autor: Jakov Leon/Eliana Xhani Redaktoi: Lindita Arapi www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |