VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ROLI I FILOZOFISË NË SHEKULLIN TONË ËSHTË I ANASHKALUARIntervistë me PETER SLOTERDIJK

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 09:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

ROLI I FILOZOFISË NË SHEKULLIN TONË ËSHTË I ANASHKALUAR

Intervistë me PETER SLOTERDIJK


E Mërkurë, 05.11.2011, 03:05pm (GMT+1)

Prof. Dr. Peter Sloterdijk

11.05.2011

Peter Sloterdijk është njëri nga filozofët më të njohur të kohës së sotme, i cili është aktiv edhe si shkrimtar. Ai shkruan edhe për gazeta dhe revista të njohura gjermane. Së bashku me kolegun e tij, Rüdiger Safranski ai moderon në televizionin gjerman emisionin "Kuarteti filozofik", në të cilin ai i bën temat filozofike të prekshme për publikun. Sloterdijk e quan rolin e filozofisë në shekullin tonë si rol të anashkaluar.


DW-WORLD.DE: Zoti Sloterdijk, në televizion ekziston një emision, "Kuarteti filozofik" dhe me filozofinë ne ndeshemi gjithnjë e më shumë në fejtonet e gazetave të mëdha dhe në radio. Pse është kaq e kërkuar aktualisht filozofia?

Peter Sloterdijk: Unë nuk jam i sigurtë, nëse do ta mbështes diagnozën tuaj që filozofia është shumë e kërkuar. Po të kujtoni kohët, kur jetonin dhe ishin në kulmin e prodhimtarisë autorë si Albert Camu-ja dhe Zhan Paul Sartre, të themi në vitet 50 dhe 60- në këtë kohë mund të thuash që filozofia ka luajtur një rol zyrtar. Për momentin ajo më duket se është shumë, shumë e mënjanuar. Ne kemi një sistem arti, i cili lulëzon fort. Ne kemi një ambjent kulturor të gjerë për rininë, një ambjent masiv kulturor. Filozofia luan sipas perceptimit tim vetëm një rol dekorativ, në sfond. Natyrisht që ftohen herë pas here edhe filozofë, por shumicën e herëve në rubrikat "Extra" ose "Vështrimi nga jashtë".

DW-WORLD.DE: Me këtë ju e pakësoni rëndësinë tuaj. A nuk është detyra e një filozofi sot thjesht një tjetër? Filozofët sot nuk janë më njerëzit e tërhequr, që mendohen e shkruajnë për vete, por njerëz si ju, i cili me tezat e tij,mendimet e tij për politikën dhe teknologjinë e gjeneve del në opinion dhe regjistrohet kështu nga publiku.

Peter Sloterdijk: Kjo është e drejtë. Po unë përpiqem ta përshkruaj gjendjen si do të ishte, po të mos isha unë. Për momentin unë jam një njeri që dallohet nga të tjerët, i cili zë një pozicion krejtësisht jo të zakonshëm. Po të vëresh gjithë pjesën tjetër të fushës do të vësh re se nuk ndodh shumë me tepër se kaq. Ne, Rüdiger Safranski dhe unë kemi themeluar një tip të ri të filozofit jashtëakademik, shkrimtar 20 vitet e fundit në tokën gjermane. Por po të na heqësh ne: kush mbetet tjetër? Kemi disa fejtonistë, të cilët ofrojnë pak filozofi dhe në tërësi kemi një filozofi akademike, e cila punon pak a shumë pa qejf dhe që nuk arrin ta kryejë kontaktin si urë me çështjet e përgjithshme. Kjo është gjendja e punëve.

DW-WORLD.DE: Çfarë duhet të jetë në gjendje të bëjë filozofi në kohën e sotme?

Peter Sloterdijk: Unë mendoj që sot mund të bësh filozofi me kuptim, vetëm po të ringjallësh traditën sofiste, të -të-qenit-në-gjendje-për-të-marrë-pjesë në çdo debat. Kjo do të thotë qe neve na nevojitet me tepër shkollim në retorikë, ne duhet të bashkojmë te njerëzit shumë më tepër mjeshtëri të jetesës, mjeshtëri të politikës, mjeshtëri të shkencës, mjeshtëri të artit. Ne duhet t'i tërheqim sërish filozofët, shumëgaristët e mjeshtërisë, dhjetëgaristët e disiplinës teorike.

 

Prof. Dr. Peter Sloterdijk

DW-WORLD.DE: Ata mund të bëhen edhe këshilltarë në një kohë të zhgënjimit nga politika, të lodhjes nga feja?

Peter Sloterdijk: E gjitha kjo shpaloset në një spektër shumë të gjerë të kompetencave të reja. Unë besoj se spektri i kontakteve profesionale për filozofët, kur nuk duan të bëhen akademikë, nuk ka qenë kurrë kaq i gjerë sa sot. Që nga Këshillimi i Menaxherëve deri në drejtimin e një banke- ata mund të bëjnë thuajse gjithçka.

DW-WORLD.DE: Po edhe mendime duhet të zhvillojë akoma, filozofi?

Peter Sloterdijk: Ai nuk bën gjë tjetër. Filozofët janë prodhues të koncepteve. Kjo është manifaktura e tyre. Ata jetojnë në një punishte, në të cilat zhvillohet më tej bota e koncepteve, të cilat ekzistojnë. Dhe kjo është lidhja e brendshme me veprimtarinë e dizajnuesit. Sepse dizajn nuk do të thotë asnjëherë që një gjë të shpiket nga e para, por që objektet që ekzistojnë të rimendohen nga themeli, si të thuash që nga molekula, në mënyrë që pamja e jashtme e tyre të ndryshojë edhe njëherë, megjithëse parimi i përdorimit si i tillë duket se tashmë është zhvilluar njëherë e përgjithmonë.

Shumica e koncepteve me sa duket janë të dhëna në një vokabular të përgjithshëm, të njohura prej kohësh. Por po të shohësh më nga afër një koncept dhe ta përpunosh atë, ai mund të ndërtohet edhe më tej. Ky lloj pune duhet të bëhet gjithnjë nga e para. Prandaj ne jetojmë në epokë e dizajnit dhe të punës mbi konceptet: ne kryejmë rishpikjen permanente të botës, nën premisën se ajo tashmë ekziston dhe megjithatë nuk mjafton, kështu që të kemi gjithmonë shkak për ta nisur punën nga e para.

DW-WORLD.DE: Sot duhen gjetur ndoshta koncepte dhe fjalë krejt të reja. Për momentin në botë ndodhin shumë gjëra, katastrofa si Fukushima, për të cilat as nuk na ka shkuar mendja se mund të ndodhnin. Këtu njeriut i mungojnë shpesh konceptet dhe fjalët.

Peter Sloterdijk: Këtu mungojnë koncepte në radhë të parë në kuptimin e të të lënit pa gojë, po të kesh parasysh se çfarë duhet të përballosh. E gjithë puna e kulturës është një rivlerësim postkatastrofik. Që prej 5000 vjetësh përpiqen njerëzit të përfytyrojnë dhe derdhin në fjalë atë që ka ndodhur në epokën e përmbytjes, në katastrofat e kohës së bronzit. I gjithë procesi i civilizimit është një rivlerësim i ngjarjeve katastrofike që shënojnë kthesa. Dhe kur për një kohë të gjatë nuk ndodh asgjë, atëherë krijohet një lloj qetësie e gënjeshtërt, prej së cilës për momentin ne jemi të ftuar të zgjohemi sërish. Në këtë kuadër mund të thuash që ne jetojmë në një kohë të mirë, sepse ajo bën shumë për imperativin e zgjimit.

Intervistën e zhvilloi Gaby Reucher

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇDO PERËNDIM MË VDES NGA PAKPoezi nga THANI NAQO (05.10.2011)
"THOR" KAMPION I FITIMPRURJES NË SHBA (05.10.2011)
SURPRIZA DHE DETAJE - ÇFARË DUHET TË DINI PËR EUROVISION 2011? (05.09.2011)
GRUAJA ME NALLANETregim nga ALEKO LIKAJ (05.08.2011)
ADEL HEDH NË TREG ALBUMIN E SAJ TË RI ME TITULL "21" (05.07.2011)
JA VIDEOJA "JUDAS" E LADY GAGA (05.07.2011)
KANDIDIME ME TONY AWARDS PËR "SISTER ACT" (05.05.2011)
NXITONI, NXITONI, PRA... Ç'PRISNI?Nga BEDRI ÇOKU (05.05.2011)
KËRKOVA XHEVATIN, TI MË PRURE GJITHË FSHATINTregim humoristik nga VELEDIN DURMISHI (05.03.2011)
VAJZA E LULEVETregim nga SPIRO THOMARI (05.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]