VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VLERËSIM NGA KRITIKA RUMUNE PËR LIBRIN "MAMAJA" TË VILHELME VRANARI HAXHIRAJPërgatiti: BAKI YMERI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

VLERËSIM NGA KRITIKA RUMUNE PËR LIBRIN "MAMAJA" TË VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

Përgatiti: BAKI YMERI


E Djelë, 05.15.2011, 09:51am (GMT+1)

U përkthye në gjuhën rumune edhe libri "Mamaja"

Pas përkthimit të librit me poezi "Rrënjët, ka pak kohë që u përkthye në rumanisht edhe libri "Mamaja", i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj. Kjo prozë bashkëkohore doli nga botimi në Bukuresht, në muajin janar. Duket se ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe krijuesve rumunë, duke dhënë mendimet e tyre për këtë libër, ku është ngjizur me mjeshtëri një prej mijëra tragjedive më vrastare që shkaktoi komunizmi në Shqipëri.

...Në krijimtarinë e shkrimtares shqiptare Vilhelme Vranari flitet aq bukur, por mjaft tronditëse për një jetë të burgosur për një komb burg, ku u prangos edhe ndjenja më sublime "dashuria"...Lexuesit rumun i jepet rasti ta ketë në disponim edhe një dimension letrar në prozë të kësaj shkrimtareje, ku përmes gjendjeve shpirtërore, të kujtimeve dhe përjetimeve, jepet një mesazh për kombin dhe atdheun ...një krijimtari e shkruar me pasion e dhemdje nga një krijuese që ka vuajtur shumë, dhe që i ka mbështjellë në tesha vjershërimi, mendimet që kanë nxitur interesimin e lexuesve, brenda dhe tejmatanë kufijëve të atdheut të saj.

Duke e lexuar me kujdes librin e ri të Vilhelmes, me titull "Mamaja" konstatojmë se është një histori reale, e shkruar me një gjuhë të drejtëpërdrejtë, e pasofistikuar, një prozë e pjekur të cilës nuk i mungon prezenca e figurave të stilit, një rrëfim heterodiegjetik dukshmërisht lineare, me planet e konstruktuara në një vargëzim të rrjedhshëm, në një mënyrë përmes së cilës mund t'i kontribuojë rrjedhës së lekturimit.

Mund t'i shikojmë faqet e kësaj vepre edhe nën aspektin e kësaj "fabule të jetës". Është njëra nga ato ndodhi... të para edhe nga unë. Në njërin apo në tjetrin variant, tek ne apo përreth nesh, i njohim ngjarje e vuajtje të tilla dhe sidomos ne që kemi jetuar në vendet komuniste. Por mund të shohim në libër edhe një pasqyrim të traditës, të mënyrës në të cilën kanë jetuar shqiptarët. Për shembull, për lexuesin rumun do të ishin interesante përkufizimet, jeta e ditëpërditshme në një familje shqiptare...

Libri i Vilhelme Vranari Haxhirajt u referohet disa nga miliona jetëve të shembura, të përmbysura e të shfarrosura nga blasfemia e kuqe. Ajo flet për jetën, dashurinë, zhgënjimin, për një vend ku çdo gjë qe përmbysur si në një shtjellë të mbrapshtë, saqë është arritur që njerëzit të urrehen edhe nga frika, dhe me siguri, madje disa edhe nga bindjet për t'i qenë besnik partisë. Mjafton të kujtoj : ...Bijë, sot drejtësia është në anën e atij që fiton. Hesht nuse, se edhe muret kanë veshë! Përndryshe nuk e kanë të vështirë që djalin tim ta lënë të kalbet tërë jetën në burg"... Ky ishte degjenerimi dhe diskriminimi që solli tjetërsimin e njeriut « kortina e hekurt ».

Marius Chelaru

« ...vargu i shkurtër, elegant dhe hijerëndë i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, i rijep ngjyrën personale kësaj poeteje fine dhe shkrimtareje shumë dimensionale, që vjen si një zë i fuqishëm por diskret, dimensioni i brendshëm i së cilës sondon dhe zbulon njëherit, qartësitë dhe paqartësitë e një bote e cila i nënshtrohet "kohës bastarde".

Monica Muresan

"...Thellësia dhe vlera e vargut të znj. Vranari nuk mbështeten mbi lulet e metaforës, por në thjeshtësinë dhe madhështinë e mesazhit të destinuar për të arritur në adresë të lexuesit, atje ku dëgjohen tingujt e melodive hyjnore, atje ku hyjnitë kanë krijuar mrekullitë për këtë vend të mrekullueshëm, atje ku ndjehet afshi i dashurisë, malli për lirinë e munguar, dëshira ndaj një Shqipërie të përsosur ashtu si Zoti e ka përzgjedhur vendin e saj,duke i dhuruar natyrën e pakrahasueshme, magjke e të plotpushtetshme. Kjo ndeshet në gjithë krijimtarinë e saj si në poezi edhe në prozë, madje në këtë të fundit, më fuqishëm, më revoltuese ngaj padrejtësive të bëra një vendi që e çmon lirinë, si Shqipëria e saj.

Përballë pasurive të rralla natyrore, si ato mbitokësore dhe nëntokësore, izolimit, luftës së klasave dhe varfërisë së skajshme, autorja vendos rrëfimin e saj elegant dhe në detaje, që të rrëmben e të ngërthen pas çdo fjale, fjalie dhe faqeje derisa mëson të vërtetën e prozës së saj që rrjedh natyrshëm. Me leximin e saj mëson një të vërtet të hidhur, vujatjet e një populli vital që e do jetën të bukur e të përkryer, por e ka fajin koha, sistemi "diktaturë komuniste".

Mihai Antonescu

BAKI YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
...ISHTE 22 MAJI I VITIT 1825Tregim nga ALEKO LIKAJ (05.14.2011)
FAJTOR PA FAJKujtimit të shkencëtarit të shkëlqyer dhe artistit të madh Enriko VeiziTregim nga ZHULJANA JORGANXHI (05.11.2011)
ROLI I FILOZOFISË NË SHEKULLIN TONË ËSHTË I ANASHKALUARIntervistë me PETER SLOTERDIJK (05.11.2011)
ÇDO PERËNDIM MË VDES NGA PAKPoezi nga THANI NAQO (05.10.2011)
"THOR" KAMPION I FITIMPRURJES NË SHBA (05.10.2011)
SURPRIZA DHE DETAJE - ÇFARË DUHET TË DINI PËR EUROVISION 2011? (05.09.2011)
GRUAJA ME NALLANETregim nga ALEKO LIKAJ (05.08.2011)
ADEL HEDH NË TREG ALBUMIN E SAJ TË RI ME TITULL "21" (05.07.2011)
JA VIDEOJA "JUDAS" E LADY GAGA (05.07.2011)
KANDIDIME ME TONY AWARDS PËR "SISTER ACT" (05.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]