E Enjte, 03.28.2024, 09:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
DEUTSCHE WELLE - STRUKTURË E RE PROGRAMI NË PLATFORMË TRIMEDIALE
E Djelë, 05.22.2011, 02:55pm (GMT+1)

Deutsche Welle - Ndryshime në transmetimin e programeve radiofonike, intensifikim i ofertave televizive, online dhe mobile.

Duke filluar nga 1 korriku 2011 Deutsche Welle do të ndryshojë platformën e transmetimit linear radiofonik në gjuhë të huaja në seksionet për Azinë, Evropën Lindore, Qendrore dhe Juglindore si dhe në gjuhën gjermane. Këto masa do të mundësojnë ristrukturimin e Radios së Jashtme gjermane në një sipërmarrje multimediale.

Deutsche Welle do të ristrukturojë ofertat e programit. Këto ndryshime prekin edhe programin në gjuhën shqipe. Radio, online dhe televizioni do të jetë orientimi i ri: Struktura e re e programit parashikon shkurtimin e programeve radiofonike dhe njëkohësisht intensifikimin e ofertës përmes internetit dhe emisioneve televizive.

Çfarë të rejash sjell ky ristrukturim?

Prezenca e Deutsche Welle-s do të fokusohet në të ardhmen në revista televizive, që do të transmetohen nga partnerët në rajon si dhe në ofertën online. Frekuencat e veta dhe të kontraktuara FM 86 në Prishtinë, FM 106 në Tiranë, si dhe licencat përkatëse të transmetimit do të dorëzohen më 1 korrik 2011. Në të ardhmen oferta radiofonike e Deutsche Welle-s do të përqëndrohet në bashkëpunimin me partnerë në rajon, të cilët transmetojnë në frekuenca FM.

Deutsche Welle me ristrukturimin e programit synon të zgjerojë ofertën gazetareske dhe ta hamonizojë më mirë atë me zhvillimet e teknologjisë së re si dhe me preferencat mediatike të brezit të ri.

Deutsche Welle

vfb/lab

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THUAJU ENGJEJVENga ANTIGONA MARKU (05.19.2011)
HAPAT E PARË NË UNIVERSITET - KUSHTET E PRANIMIT NË SHKOLLAT E LARTA GJERMANE (05.19.2011)
VLERËSIM NGA KRITIKA RUMUNE PËR LIBRIN "MAMAJA" TË VILHELME VRANARI HAXHIRAJPërgatiti: BAKI YMERI (05.15.2011)
...ISHTE 22 MAJI I VITIT 1825Tregim nga ALEKO LIKAJ (05.14.2011)
FAJTOR PA FAJKujtimit të shkencëtarit të shkëlqyer dhe artistit të madh Enriko VeiziTregim nga ZHULJANA JORGANXHI (05.11.2011)
ROLI I FILOZOFISË NË SHEKULLIN TONË ËSHTË I ANASHKALUARIntervistë me PETER SLOTERDIJK (05.11.2011)
ÇDO PERËNDIM MË VDES NGA PAKPoezi nga THANI NAQO (05.10.2011)
"THOR" KAMPION I FITIMPRURJES NË SHBA (05.10.2011)
SURPRIZA DHE DETAJE - ÇFARË DUHET TË DINI PËR EUROVISION 2011? (05.09.2011)
GRUAJA ME NALLANETregim nga ALEKO LIKAJ (05.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]