KALORËSIT Poezi nga XHENC BEZHI
E Martë, 05.24.2011, 04:06pm (GMT+1)
Kur e shembën përdhe
Kalin e Trojës,
As ata që e ruenin,
As ata që e hodhën,
Lakun në qafë -
Shaminë e pionierit -
Nga qafa s'e hoqën;
Mbetën për gjithmonë
Kalorës mburracakë,
Zbritë nga bishti i kalit
Të ngordhun.
XHENC BEZHI
|