VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MË VJEN KEQ GALILÈ, KANË KALUAR QINDRA VJET, E MEGJITHATË ASGJË NUK LËVIZ

Tri poezi nga SHPEND SALLAKU


E Djelë, 06.05.2011, 11:24am (GMT1)

 

***

Nëna ime ndjehej frikshmërisht keq

dhe e mësova prej një udhëtari 6 muaj më pas;

daja qe transferuar në qiell

dhe munda ta di një vit më vonë prej një shoferi;

porta e shtëpisë time qe thyer,

kush më spiunonte tash është president

dhe munda ta marr vesh dy vjet më pas

prej një gazete të ricikluar.

Atdheu im po shpërbëhej

dhe m'u njoftua nga TV-ja e të tjerëve,

haluçinacionet e mia ishin ç'helmuar,

të mbeturat të akulluara,

por pasqyra ishte e thyer

dhe shpirtkënaqur s'mund t'i numëroja rrudhat.

***

Është koha e rrafshimit të monumenteve tuaja

dhe i ngritjes së tonave,

të bëjmë të qajnë prapë gratë tuaja

e t'i ribëjmë të shkëlqejnë tonat,

e sqimës së bijve tanë-ushtarë

dhe e vënies në gjunjë të tuajve,

e smokingëve tanë të markës

dhe e qivureve tuaja të kalbura.

Dhe s'dihet se për kë Zotat po përgatisin

mermerin e nesërm,

bronxin e ardhshëm,

këshilluar prej Mark Aurelit.

***

Më vjen keq, Galilè,

kanë kaluar qindra vjet,

e megjithatë asgjë nuk lëviz.

Ditët e derdhura për të vuajtur

janë çmendurisht të papërfillshme,

nuk mjaftojnë për të na xhuxhëzuar,

përtharë,

ç'trurëzuar.

Netët e dhëna për t'u dëfryer

janë hiçi i paprekshëm.

Lipset zgjerimi i harkut jetësor

dhe një tjetër shpërndarje

riguar prej qiellit

apo e shpërthyer nga rrënjët e magmës.

SHPEND SALLAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.