VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NUK KA LIRI PA LIRI TË MEDIEVE - E DREJTA HUMANE PËR INFORMIM

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 11:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NUK KA LIRI PA LIRI TË MEDIEVE - E DREJTA HUMANE PËR INFORMIM
E Enjte, 06.16.2011, 05:29pm (GMT+1)

Aksion i "Reporterë pa Kufij" në mbrojtje të lirisë së shtypit.

16.06.2011

Për t'i vënë në dukje shkeljet e të drejtave të njeriut para së gjithash nevojitet liria e shtypit. Ajo garanton po ashtu që publikisht të diskutohen edhe mangësitë.

"Nuk ka liri pa lirinë e shtypit", është kryefjala e njohur për të gjithë. Autokratët dhe diktatorët torturojnë shtypin dhe gazetarët në mënyrë që të ruajnë pushtetin e tyre. Në mënyrë që vetëm e vërteta dhe mendimi i tyre të mbërrijnë tek opinioni publik. Sepse ku nuk ka shtyp të lirë, nuk mund të zhvillohen as strukturat demokratike, pasi nuk ka luftë të mendimeve midis alternativave politike midis qeverisë dhe opozitës, nuk ka hapësirë për shoqërinë civile dhe organizatat e saj joqeveritare, që ato të kenë ndikim në politikën zyrtare.

Nuk ka liri pa lirinë e shtypit për shkak se liritë, të cilat nuk mbrohen nga një shtyp kritik nuk kanë shumë vlerë: atëherë qeveritë kufizojnë të drejtat personale pa e kuptuar të tjerët. Autokratët ndalojnë demonstratat si për shembull në Siri duke hequr edhe të drejtën, që kundër këtij ndalimi të protestohet. Autoritetet shkelin të drejtën për respektimin e integritet fizik të njerëzve si për shembull në provincat kineze përmes industrive shkatërruese të ambientit, ndërsa lajmet e tilla nuk arrijnë asnjëherë kryeqytetin Pekin.

Televizioni mediumi më me ndikim

Liria e shtypit është termi tradicional për të drejtën e njeriut "për të informuar dhe për t'u informuar". Por ngjarjet e fundit në Iran ashtu si dhe në rajonet arabe ku shpërthyen kryengritjet, tregojnë se kjo liri sot përfshin shumë më tepër se vetëm mbrojtjen e mediave të shkruara. Mediumet më me ndikim, që kanë thyer bllokadën informative të dinastive sunduese dhe të autokratëve janë televizioni satelitor i Al Xhazirës, televizioni Al Arabija dhe të tjerat. Ato kanë arritur t'i shfaqin njerzëve përtej kufinjve kombëtarë një realitet krejt tjetër nga ai që ofrojnë kanalet televizive kombëtare të kontrolluara nga shteti.

Tek brezat e rinj, që kanë inicuar demonstratat në Tunizi, Egjipt dhe Libi, kanë ngritur barrikadat dhe shkaktuar kryengritjen, komunikimi pa mediumet e reja sociale në internet si Facebook apo Twitter është pothuajse i pamundur. Angazhimi qytetar dhe shoqëria civile sot nuk kanë nevojë vetëm për lirinë e shtypit por për "lirinë e shtypit" në një kuptim shumë më të gjerë.

Mediet luajtën rol të rëndësishëm në kryengritjet e "Pranverës Arabe". Censura sot më lehtë e kapërcyeshme

Sepse pikërisht shumëllojshmëria dhe ekzistenca për krah njëra - tjetrës mes medieve të vjetra dhe të reja i hapin angazhimit qytetar mundësi të reja: çdokush pavarësisht moshës, njohurive teknike, preferencave dhe mundësive për qasje në përdorimin e medieve, të shfrytëzojë mediumin e tij, në mënyrë që të marrë pjesë në proceset demokratike apo për të kërkuar procese të tilla në vend.

Nëse regjimi ashtu si në Egjipt një ditë paralizon të gjithë telefonat mobilë, atëherë informon televizioni satelitor. Dhe nëse ditën tjetër në Kairo nuk arrin sinjali televiziv i Al Xhazirës atëherë demonstruesit komunikojnë me njëri-tjetrin përmes Twitter në Sheshin Tahrir. Në fund regjimit të Mubarakut nuk i mbeti tjetër përveç tërheqjes pasi shumica e udhëheqjes ushtarake nuk ishte e gatshme të përdorte dhunën kundër demonstruesve.

E nevojshme mbështetja kundër kundërshtarëve të fuqishëm

Ndryshe është gjendja në Libi. Aty ku Gadafi me mercenarët e tij nuk i druhet dhunës brutale dhe luftës së hapur kundër popullsisë kryengritëse, liria e medias nuk mjafton për zbatimin e lirive të tjera demokratike. Lufta për lirinë e medies, shtypit dhe informacionit është një përballje me kundërshtarë të fuqishëm: të atillë që kanë armë, burgje, tortura administrative dhe gjyqtarë të bindur.

Këtu puna qëndron ndryshe, këtu kërkohet këmbëngulje dhe durim. Këtu duhet të ndihmohen viktimat individuale, të burgosurit dhe të kërcënuarit. Këtu kërkohet mbështetja e lëvizjeve të lirisë dhe e medieve. Dhe të vihen në punë të gjitha levat për t'i vënë në presion armiqtë e lirisë, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu dhe në vendin e tyre, aty ku është e mundur.

Autor: Michael Rediske / Esat Ahmeti
Redaktoi: E. Xhani

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALEXANDER MCQUEEN NË MUZEUN METROPOLITAN (06.12.2011)
BUZËT E PURPURTA E XHIGERIN NË VRESHTA, VETULLËN E HËNËS QË LËKUNDET SI DJEPTri poezi nga THANI NAQO (06.10.2011)
MË 30 GUSHT ALBUMI I RI I HOT CHILI PEPPERS (06.08.2011)
A DEL FAMILJE E LUMTUR KUR NDAHEN ZJARRI PREJ PRUSHIT?Cikël poetik nga VALON BEQIRI (06.07.2011)
ANKTHPoezi nga XHENC BEZHI (06.06.2011)
KËNGËT MË TË MIRA BLUZ NDEROHEN NË CEREMONINË E 32-të VJETORE (06.05.2011)
MË VJEN KEQ GALILÈ, KANË KALUAR QINDRA VJET, E MEGJITHATË ASGJË NUK LËVIZTri poezi nga SHPEND SALLAKU (06.05.2011)
RIHANA THOTË SE VIDEOJA "MAN DOWN" I FUQIZON GRATË (06.05.2011)
PAVIONI GJERMAN NË BIENALEN E VENECIAS (06.05.2011)
SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011) Nga BAKI YMERI (06.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]