VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kaili ëndërron karrierë në kinema
E Martë, 05.12.2009, 10:27am (GMT1)

Voal-online Këngëtarja e muzikës Kylie Minogue nuk mërzitet pse famën që gëzon në Britani e Australi nuk e gëzon në SHBA, por ajo thotë se fantazon të ketë një karrierë të mirëfilltë në botën e filmave. Minogue, 40 vjeçe, e cila filloi më se 20 vjet më parë si aktore në një soap opera të përditshme në televizonin australian, pranon se "ka bërë gabim të madh" që e ka ndërprerë karrierën e aktores për atë të këngëtares, prandaj do të donte të bënte më shumë filma. Në një intervistë për të paraqitur turin e saj të parë në SHBA, këngëtarja fituese e çmimeve Grammy tha se ëndërron një regjisor që skicon për të një rol në mënyrën si muzikani Nick Cave zhvilloi videon e tyre muzikore të vitit 1996 për albumin e saj "Where The Wild Roses Grow" (Ku rriten trëndafilët e egër) çka ishte në kundërshti me rrënjetë e saj të muzikës pop.

"Cave më pa në një mënyrë krejt të ndryshme, besoi në mua dhe pati këtë ide e këtë vizion disa vjet para se të lidhej me mua. Ne punuam bashkë dhe ishte gjithçka absolutisht e përkryer," tha Minogue për Reuters.

"Ëndërra ime me sy hapur është që të ketë diku një regjisor që po mendon në të njëjtën mënyrë duke më parë mua në kontekstin e një filmi," tha ajo. "Unë do të doja të bëja sa më shumë filma. Vërtetë dua të vazhdojë në këtë drejtim. E fillova jetën krijuese si aktore dhe mendoj se duhet ta bëj prapë të njëjtën gjë."

Roli i parë në një film i saj ishte në "The Delinquents" (Keqbërësit) në vitin 1989, I cili u vijua nga disa role të tjera, përfshirë atë të vitit 1994 "Street Fighter" (Luftëtarët e rrugës) me Jean-Claude Van Damme, filmin komedi të vitit 1996 "Bio-Dome," dhe një rol të vogël në filmin hit të vitit 2001 "Moulin Rouge!"

Ajo gjithashtu kishte "një ëndërr për t'u bërë realitet" këtë vit kur ajo punoi me kompozitorin fitues të çmimit Oskar, "Slumdog Millionaire", AR Rahman, ku ajo këndoi një nga këngët e tij në filmin e Bollywood-it.

Karriera e Minogue përfshin krijimin e linjave të prodhimit të veshjeve të brendshme, parfumeve, si dhe një libër për fëmijë.

Por është muzika ajo që e hodhi në sferën e lartë të yjeve artisten Minogue në Britani, në Australinë e saj, në Europë dhe Azi, ku ajo është e njohur thjeshtë si Kylie, me 10 albume studiosh dhe një varg çmimesh, përfshirë çmimin Grammy të vitit 2004 për albumin "Come Into My World" (Eja në botën time).

Ndërkohë që suksesi i saj në SHBA ka qenë i kufizuar, Minogue thotë se nuk është e shqetësuar për këtë gjë ajo është më e shqetësuar nga fakti se, për këtë arsye, karriera e saj është ende e paplotë. Ajo ndoshta është më e njohur në Amerikë me albumin "Fever," dalë atje më 2002, ku arriti No. 3 në klasifikimet e shitjes.

Minogue shpalosi planin këtë javë për turin e parë veriamerikan, që fillon më San francisko më 30 shtator dhe vazhdon në Las Vegas, Los Anxhelos, Çikago, Toronto dhe Nju Jork, ku një koncert i dytë është shtuar, pasi biletat e koncertit të parë janë shitur brenda një ore.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.