VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Marrëveshja për kujtimet e Sarah Palin, libri botohet më 2010
E Mërkurë, 05.13.2009, 05:17pm (GMT1)

Voal-online Do të dalin më 2010 kujtimet e Sarah Palin, ish kandidatja për nënpresidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garën e John McCain. "The Bulldog with Lipstick" (Bulldogia me buzëkuq), siç është vetëquajtur, ka arritur një marrëveshje me kompaninë e famshme botuese HarperCollins që të publikojë rrëfimin e saj si është shndërruar nga guvernatore e panjohur e Alaskës në një nga figurat më popullore e më kundërthënëse të Partisë Republikane të SHBA. "Është një prej personazheve më karizmatikë dhe më të diskutuar në realitetin politik kombëtar," ka shpjeguar numri një i shtëpisë botuese, Brian Murray, " ka një histori magjepsëse për të rrëfyer." Murray nuk ka dashur të saktësojë se cili do të jetë shpërblimi për kujtimet e "Sarah Barrakuqës", që do të përfshijë edhe mënyrën e funksionimit të krejt familjes së saj me pesë fëmijë, nga më i vogli, prekur nga sindromi Down, Trig Paxson, tek shtatzania e padëshiruar e së bijës Bristol dhe tek nisja për në frontin iraken të djalit të saj të madh Track.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.