VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kejsi Tola në Eursong
E Hënë, 12.22.2008, 09:56am (GMT1)

22 dhjetor (Voal-online)- E zbuluar në spektaklin për talente të reja "Ethet e të premtes mbrëma", (njëfarë "American Idol" shqiptar) këngëtarja e re Kejsi Tola, ka fituar Festivalin e 47-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Fitues i radhës, siç pritej, ishte bashkëpunimi tejet i suksesshëm i prej shumë viteve midis kompozitorit Edmond Zhulali (i cili ishte edhe orekstrues i këngës) dhe poetit Agim Doçit. Vendin e dytë e zinte dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, ky I fundit më parë fitues dhe përfaqësues I Shqipërisë në Eurosongun e Athinës. Në vendin e tretë ishte grupi "West Side Family". Eursongu, sipas rregullit tashmë të njohur, e  ndërsa vendin e dytë e kanë zënë dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli. Sipas rregullit tashmë të njohur, kjo fitore e çon këngëtaren e re Kejsi Tola në Moskë ku do ta përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision" në majin e vitit 2009.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.