VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Majkëll Xhekson i sëmurë rëndë


E Hënë, 12.22.2008, 10:26am (GMT1)

22 dhjetor (Voal-online)- Medist botërore sot herët në mëngjes kanë dhënë alarmin për gjendjen shëndetësore të Michael Jackson. Mbreti amerikan i muzikës pop vuan nga një sëmundje shumë e rrallë e mushkërive dhe i është nënshtruar urgjente një transplantimi. Lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë për televizionin amerikan Fox, Ian Halperin, autor i një biografie të Michael Jackson, sipas të cilit këngëtari është shumë i dobët fizikisht për të përballuar me sukses ndërhyrjen kirurgjike. Ish gazetari I revistës "Rolling Stone", Ian Halperin, thotë se këngëtari Jackson vuan nga deficiti i alfa-1-antitripsina, një sëmundje gjenetike, e cila mund të çojë një vdekje, përveç emfizemës pulmonare dhe hemoragjive gastrinstinale. Biografi Halperin thotë se 50 vjeçari Jackson e ka shumë të vështirë të flasë dhe ka humbur 95 për qind të shikimit të syrit të majtë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.