VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Suzën Bojl humbet në finalen e konkursit "Britania ka talent" E Djelë, 05.31.2009, 03:19pm (GMT1) Skocezja 48-vjeçare Suzën Bojl, e cila me zërin e saj u bë papritur e njohur në të gjithë botën, humbi në finalen e konkursit televiziv "Britania ka talent". Fillimisht njerëzit u habitën nga dëshira e zonjës Bojl për të konkuruar në garën televizive për shkak të pamjes së saj të jashtme mjaft të shkujdesur që ishte në kontrast të madh me stilin e shumë konkurrentëve të tjerë. Por nuk kaloi shumë dhe zëri i saj i bëri për vete të gjithë. Të shtunën, Bojl hyri në finalen e konkursit si një ndër favoritet për të fituar por zuri vendin e dytë pas një trupe kërcimi të quajtur "Diversity". Grupi fitues u shpërblye me 160,000 dollarë si dhe me mundësinë për të interpretuar përpara Mbretëreshës Elizabet. Në finale, Bojl këndoi pjesën "I Dreamed a Dream", të njëjtën këngë që i dha asaj famën e fillimit.ZA www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |