VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Suzën Bojl merr ndihmë mjekësore
E Martë, 06.02.2009, 02:27pm (GMT1)

Voal-online Reuters bëri të ditur se sensacioni britanik i këngës Susan Boyle u pranua në një klinikë të Londrës dje për shkak të raskapitjes emocionale nga renditja në vend të dytë në konkursin televiziv "Britain's Got Talent" (Britania ka talent). Shkatarraqe dhe e panjohur nga publiku, Boyle dukej një yll i pamundur kur u paraqit së pari në show në prill. Ajo u bë sensacion global në Internet me këngën "I Dreamed a Dream". Boyle, 48 vjeçe, është mbështetur pa masë nga publiku i cili e ka vjelë këngën e saj më shumë se 200 milionë herë.

Por pasi doli e dyta të dielën, mjekët i telefonuan në një hotel të Londrës dhe e këshilluan të shkojë në një klinikë për çlodhje. Kështu bëri të ditur anëtari i jurisë Piers Morgan. "Susan është krejtësisht e lodhur dhe e raskapitur," tha Morgan për emisionin televiziv të SHBA,

"Extra." "Mendoj se ajo ka dhënë të pamundurën përgjatë shtatë javëve të shkuara dhe duhet të shkojë e të gjejë paqe diku, të flejë e qetë, të hajë si duhet dhe të përshtatet me këtë periudhë të hatashme të jetës së saj," tha ai. Morgan tha se ai ka folur me Boyle dhe nuk mendon se ka pësuar një tronditje të mirëfilltë. Pavarësisht parashikimit se Boyle do të bëjë pasuri me talentin e saj dhe famën e menjëhershme, kanë lindur shqetësime në mesin e organizatorëve rreth aftësisë së saj që të përballet me trysninë. Boyle, e cila është mbajtur me oksigjen në lindje, pati pësuar dëme të vogla truri. Ajo është përkrahur vazhdimisht nga mediat botërore në këtë periudhë dhe ajo ka shpërthyer në lot shpesh përpara natës finale të konkursit. "Ajo nuk hante. Ajo nuk pinte. E pashë para se të dilte në skenë, ata po i bënin prova dhe unë arrita atje...Më tregoi se ishte e lodhur dhe me nerva të dobësuara. Dhe kishte frikë se do të sëmurej," tha anëtarja e jurisë Amanda Holden për "Inside Edition." Rreth katër milionë britanikë telefonuan që ajo të jetë fituese. Ajo tashmë është e kërkuar nga shtëpitë muzikore për albumin e parë të këngëve. Gjithashtu është bisduar që të luaj në një film të Hollivudit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.