VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Merry Christmas !<

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

Merry Christmas !<
E Enjte, 12.25.2008, 12:02pm (GMT+1)

Edhe tek Shqiptarët Festa e Krishtlindjeve festohet me shumë madhështi dhe përkushtim që nga zanafillat e kësaj feste e deri më sot. Krishterimi tek ne është shumë i hershëm dhe daton që nga Shekulli i pas Krishtit, kur Shën Pali kaloi nëpër Iliri dhe ngriti ipeshkvitë e para në vendin tonë.

-----------

Voal-online - Dita e Krishtlindjeve, Kërshëndellat, shënon 25 dhjetorin, Ditën e Lindjes së Jezu Krishtit. Tradita e festës së përvitshme të Ditës së Krishtlindjeve është disashekullore. Veshtulli, bima me blerim të përhershëm që thuret në formë rrethi dhe varet në dyert e shtëpive, për shembull, vjen nga Druidët, të cilët mendonin se duke e varur veshtullën në këtë mënyrë, ajo do të sillte fat dhe mbarësi. Besimi se bimë të tilla janë të shenjta vjen nga kohët e lashta kur besohej se kjo bimë lulëzon çdo 25 dhjetor, pra në Ditëlindjen e Krishtit.

Krahasimisht, mjaft i ri në traditën e kësaj feste është Pema e Krishtlindjeve, Christmas Tree, e cila mendohet të jetë filluar në Gjermani në Shekullin XVII. Përdorimi i qirinjve në pemët erdhi më vonë nga besimi se qirinjtë janë dhuratë e mrekullisë në Pemën e Krishtlindjeve. Banorët e Ishujve të Manhatenit, të ardhur nga kolonitë britanike në këtë vend, afirmuan emrin Santa Claus (Santa Klaus ), një variant hollandez i emrit të Shën Nikollës, i cili pati jetuar në Shekullin IV në Azinë e Vogël.

Fjala Christmas, që ka marrë përdorim ndërkombëtar për të shënuar Festën e Krishtlindjeve, ka ardhur nga Anglishtja e Vjetër - Cristes maesse (Christ's Mass ), është përdorur për herë të parë në Shekullin XI. Në gjermanisht përdoret fjala Weihnacht (Vajnaht - Nata e Shenjtë ). Në gjuhët neolatine, përodren forma që burojnë nga latinishtja, Dies natalis Domini. Kështu në italisht përdoret fjala Il Natale, në spanjisht përdoret fjala La Navidad, në frëngjisht përdoret fjala Noël. Në Perëndim, Ditëlindja e Krishtit, pra Krishtlindjet, festohen me 25 dhjetor të çdo viti, ndërsa në Lindje, ajo festohet me 6 janar të çdo viti.

Në vijimësinë historike, Dita e Krishtlindjeve ka zëvendësuar festën pagane të mbarimit të një viti e të fillimit të një viti të ri. Roma me 25 dhjetor dhe Egjipti me 6 janar e festonin këtë ditë sipas riteve antike popullore, si ardhje të solsticit dimëror, në nderim të Perëndisë së Diellit. Konstantini i Madh, Perandori Ilir i Romës, themeluesi i Kostandinopojës, pra Istanbulit, Stambollit, i cili e shpalli fenë e krishterë si fe të ligjshme, zyrtare, e sanksionoi edhe 25 dhjetorin si festë zyrtare të Perandorisë Romake: Kjo ndodhi në vitin 353 pas Lindjes së Krishtit. Që atëherë 25 dhjetori është festë zyrtare, nën emrin Dita e Krishtlindjeve.

 

Këngët e Krishtlindjeve (Christmas Carols )

 

Hymni më i hershëm i njohur  në nderim të Lindjes së Krishtit është "Jesus refulsit omnium" (Jezus, Dritë e të gjitha kombeve ), shkruar nga Shën Hilary i Poitiers më 368 pas Krishtit. Deri në Shekullin XIII hymnet ishin kryesisht solemne dhe ngushtësisht religjioze. Hymni më klasik i Lindjes së Krishtit ka lindur në Itali tek Françeskanët e hershëm. Hymni shumë i këndshëm "Adeste Fideles" (Ejani të gjithë, ju, o besimtarë ), i është atribuar Shën Bonaventures, shkruar me 1274. Hymni "Zoti pastë mirësinë për ty, zotëri"  është shkruar nga Kornuell. "Engjëlli lajmëtar po këndon" është shkruar nga Charles Wesley më 1737 dhe është përshtatur në formën e sotme nga Dr. W.H.Cummings. Martin Luther është autor i hymnit "Nga qiejt unë vi tek ju", një hymn me frymëzim popullor. Hymni "Gëzoju botës" është shkruar nga Isaac Watts me 1719. "Nata e heshtur", në anglisht "Silent Night", në gjermanisht "Stille Nacht, heilige Nacht" është shkruar me 1818 nga Jozeph Mohr, prift i Oberndorfit në Tirol të Austrisë.

 

Dekoracionet (zbukurimet ) e festës së Krishtlindjeve

 

Tradita e Pemës së Krishtlindjeve, siç e përmendëm më lart e ka zanafillën (origjinën ) në mesjetën gjermane, kur një pemë , Paradeisbaum (Pema e Parajsës ), është përdorur si simbol i Kopshtit të Edenit, pra Parajsës Tokësore. Fillimisht kjo pemë është përdorur në vende publike, më vonë janë bërë traditë të përdoren edhe në mjediset shtëpiake. Dhe gradualisht është zhvilluar tradita që Pema e Krishtlindjeve të stoliset me fruta, me qirinj, biskota dhe ëmbëlsira të tjera. Disa e shikojnë Pemën e Krishtlindjeve si vazhdim të Pemës  me prejardhje nga Egjipti dhe nga Roma e lashtë. Nga Shekulli XIX kjo traditë u përhap nga Gjermania në pothuaj në të gjitha e vendet e Evropës Veriore. Në Angli kjo traditë filloi me 1841, nëpërmjet Albertit të Saksonisë, burri i Mbretëreshës Viktoria. Emigrantët gjermanë e dërguan këtë traditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u përhap në mënyrë tejet entuziaste në gjithë vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia shtuan kësaj tradite zakonin që pemët të zbukurohen edhe me drita.

Ndërsa tradita për zbukurimin e shtëpive me pemë përherë të gjelbëra, si bredhat, pishat, dëllinjat, veshtullat janë, padyshim, me prejardhje nga kohët e lashta, të para Perandorisë Romake. Pemët përherë të gjelbëra, ngaqë nuk vdesin në dimër, kanë simbolizuar jetën e pafundme, të përjetëshme dhe ishin shumë të parapëlqyera të mbaheshin në Luftanijet. Romakët e shndërruan gjelbërimin e përjetshëm në simbol të paqes. Dhe kur armiqtë pranonin të qëndronin nën to, atëherë kjo kuptohej si dorëzim dhe si arritje e paqes.Qirinjtë e kanë origjinën nga traditat ebraike të Përkushtimit ndaj Tempullit (Hanukkah ). Në Amerikë ky zakon është përcjellë nga Evropa nëpërmjet emigrantëve irlandezë. Prezepet, figurat e zvogëluara të krishtit dhe personazheve biblike është një zakon me përhapje të gjerë, që ka filluar nga viti 1233, nga Shën Françeku i Asizit në Itali. Festa e Krishtlindjeve ka gjithashtu dhuratat karakteristike që sjellin fat për miqtë, familjarët, të afërmit, si dhe llojet e ushqimeve më të parapëlqyera të veçanta për këtë festë. Po ashtu Festa e Krishtlindjeve ka ritualet e saj sipas grupmoshave të festuesve, të cilat janë përhapur nga një vend në tjetrin me kalimin e shekujve. Edhe tek Shqiptarët Festa e Krishtlindjeve festohet me shumë madhështi dhe përkushtim që nga zanafillat e kësaj feste e deri më sot. Krishterimi tek ne është shumë i hershëm dhe daton që nga Shekulli i pas Krishtit, kur Shën Pali kaloi nëpër Iliri dhe ngriti ipeshkvitë e para në vendin tonë.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Majkëll Xhekson shëndosh e mirë (12.24.2008)
Majkëll Xhekson i sëmurë rëndë (12.22.2008)
Kejsi Tola në Eursong (12.22.2008)
Gjek Marinaj kumtari i poezisë shqipe< (12.21.2008)
Vdiq Horst Tappert – Ishte Ispektori Derrik (12.15.2008)
AGIM SPAHIU, MBIDRINASI I MADH I POEZISË (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]