VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nesër mbahet mitingu i poezisë në Gjakovë
E Enjte, 06.04.2009, 07:56am (GMT1)

 

 

 

 

 

Nesër (e premte), Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe klubi letrar "Gjon Nikollë Kazazi" i Gjakovës, për të 45-tën herë do të organizojnë "Mitingun e poezisë", ku do të marrin pjesë rreth njëqind krijues.

 

Mitingu fillon nesër, më 5 qershor 2009.

 

Shkrimtarët e ftuar do të kenë mundësi të udhëtojnë për Gjakovë me autobusin që niset në orën 8, nga Pallati i Shtypit në Prishtinë. Në orën 10 mbahet tribuna letrare me titull "Poezia e Lasgushit", ku me kumtesa e recitime do të paraqiten disa pjesëmarrës, kurse në orën 12 do të organizohet ora letrare për fëmijë te shtatorja e Nënës Tereze. Një orë më vonë do të jetë ora letrare te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, ndërsa nga ora 16 do t'i bëhet një vizitë qytetit të vjetër të Gjakovës. Në orën qendrore letrare, që fillon në orën 20, poetët do të paraqiten me krijimet e tyre poetike, me ç'rast do të shpallet libri më i mirë poetik i botuar ndërmjet dy mitingjeve, do të shpërblehet poezia më e mirë e lexuar në këtë orë letrare dhe do të publikohen emrat e anëtarëve të rinj në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës.

 

Në orën 21 do të shtrohet darka për poetët e ftuar nga KK i Gjakovës, ndërsa në orën 23 do të organizohet kthimi për në Prishtinë.

 

Për shkak të mungesës së mjeteve materiale, në këtë takim të rëndësishëm letrar sivjet do të mungojnë mysafirët jashtë Kosovës.

 

Me respekt,

Kryetari i LSHK-së

Adem Demaçi

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.