VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"Billy Elliot" triumfoi me 10 Tony Awards
E Hënë, 06.08.2009, 10:23am (GMT1)

 

Voal-online - "Billy Elliot The Musical" triumfoi në jetën teatrore amerikane të dielën në mbrëmje, duke fituar 10 Tony Awards, Oskari i teatrove, në një stinor të Broadway-t që sfidon krizën ekonomike me shitje rekord të biletave. "Billy Elliot" bazohet në filmin e vitit 2000 të regjisorit Stephen Daldry, për një djalosh shkollar që kërcen në një qytet minatorësh në Anglinë veriore. Elton John, që e ka sugjeruar filmin të përshtatet për teatër, e shkroi muzikën. "Billy Elliot"u shpall muzikali më i mirë dhe tre aktorë që luajnë role kryesore - David Alvarez, Trent Kowalik e Kiril Kulish u shpallën aktorët më të mirë në një muziak, hera e parë që tre aktorët marrin një çmim. Daldry fitoi regjisori më i mirë i një muzikali. Kjo shfaqje është dhënë edhe në Britani e Australi. Alice Ripley u shpall aktorja më e mirë një muzikal për rolin e saj si grua shtëpiake në "Next to Normal," shfaqje që mori çmime edhe për muzikën origjinale më të mirë duke mundur Elton John dhe Lee Hall për "Biilly Elliot" dhe Dolly Parton për "9 to 5: The Musical."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.