VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË


E Shtunë, 12.27.2008, 12:00pm (GMT+1)

GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË

 

Voal-online - Falë tij kemi njërën prej mrekullive absolute të botës dhe mbështetjen përcaktuese për ndërtimin e njërit prej simboleve më të pavekshëm të demokracisë dhe të lirisë. Është fjala respektivisht për Kullën Eifel dhe për Statujën e Lirisë, të dyja buruar e realizuar nga mendja e pashoqe gjeniale e inxhinierit francez që ka emrin Alexandre-Gustave Eiffel (Aleksandër Gustav Eifel). Lindur në Dizhon më 15 dhjetor 1832, ai fillloi veprimtarinë e tij duke punuar më parë në ndërmarrje të ndryshme ndërtimi dhe pastaj si inxhinier këshillues.

Aty nga mesi i shekullit filloi të merret me ndërtime në hekur, pas problemeve që dolën nga ndërtimi i hekurudhave të reja. Prej vitit 1858 drejton kantjeret e kompanisë së Bordeaux e ndërtoi rrugën urë mbi Garonna në Levallois-Perret. Në vitin 1867 krijoi ndërmarrjen e vet për ndërtimin e llamarinave të çelikut, duke u bërë shpejt një specialist me famë ndërkombëtare në përdorimin e këtij materiali.

Rrethuar nga bashkëpunëtorë të zotë, filloi një punë eksperimentuese mbi përdorimin e "trarëve rrjetëzues", duke marrë pjesë në realizime si teknik bashkëpunues në galerinë qarkuese të Ekspozitës Pariziane të vitit 1867.
Më 1876, bashkë me Boileau, ndërtoi në Paris ndërten e parë në hekur dhe qelq, "Magazin au Bon Marché", ndodhur në rue de Sèvres, e vitin pasues urën e tij të parë të madhe në hekur: urën Maria Pia mbi Duero në Oporto.
Për Ekspozitën e vitit 1878, realizoi hollet dhe hyrjen e ndërtesës kryesore nga ana e Senës. Në periudhën 1880-1884 projektoi e realizoi rrugën urë "Garabit mbi Truier", vepër e rëndësisë së jashtëzakonshme që shpaloste të gjitha aftësitë e tij vizionare. Dhe është Ekspozita e vitit 1889 ajo që i vuri themele vizionaritetit të tij, duke ndëruar kullën e famshme pariziane e cila edhe sot mban emrin e tij, shprehje e përplotë e një zgjidhjeje teknike të përcaktuar që të përmbajë njëkohësisht cilësi të larta të fleksibilitetit dhe të rezistencës me një peshë minimale.

Dimensionet e hatashme të kullës, përveçse në cilësitë strukturore dhe në harmonizimin e saj me pejsazhin urba (qytetës), ngjallën menjëherë gjykime kundërthënë nga ana e kulturës ariktektonike të periudhës, duke ndikuar gjithsesi pa dyshim në shumë teknika pasuese të projektimit.
Këto dimensione janë gjigante dhe përfaqësojnë njërën prej sfidave më trimërore inxhinierike të realizuara ndonjëherë.
Kulla Eifel është e lartë 307 metra (por duke llogaritur antenën, i kalon 320 metrat), peshon sot, pas një restaurimi konsolidues, 11 000 tonelata (fillimisht peshonte 7500 tonelata). Kulla është realizuar duke përdorur 16 000 trarë çeliku mbi katër shtylla të stërmëdha të cilat i mbajnë. Pavarësisht stërmadhësisë së saj, Kulla ushtron mbi tokën një trysni prej vetëm 4 kg për metër katror, më e vogël se trysnia që ushtron një burrë i ulur në karrike.
Prej vitit 1985, Tour Eiffel është shtuar me një mrekulli ndriçuese, realizuar prej llampadarësh në natrium, të cilat bëjnë që ajo zonë e Parisit të jetë një pejsazh tejet magjepsës.
Realizimi i Statujës së Lirisë do të kishte një administrim shumë më të ndërlikuar dhe shpërndarë në role të ndryshme, duke filluar me përgjegjësinë për projektimin. Ideja për një shtatore kremtuese i mishërua më 1865, si monument simbol i miqësisë Franko-Amerikane.
Me dizajnin u muar skulptori francez Frederic August Bartholdi, ndërsa për të projektuar mbështetjen e brendshme dhe suazat përkatëse u thirr bash Gustave Eiffel.
Pas travajeve nga ndërtimi jo i lehtë i shtatores, më 4 korrik 1884, u mbajt një ceremoni Franko-Amerikane, për paraqitjen e monumentit, pastaj shtatorja u çmontua, pjesët, të amballazhuara, u dërguan nëpër oqean drejt Amerikës, ku arriti Ishullin e Lirisë më 19 qershor 1885. Pas vitit 1900 Alexandre Gustave-Eiffel u muar me aerodinamikën duke përmbushur kërkimet e tij me ndërtimin e të parës "galeri në erë". Vdiq në Parisin aq të dashuruar prej tij, më 28 dhjetor të vitit 1923.

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Merry Christmas !< (12.25.2008)
Majkëll Xhekson shëndosh e mirë (12.24.2008)
Majkëll Xhekson i sëmurë rëndë (12.22.2008)
Kejsi Tola në Eursong (12.22.2008)
Gjek Marinaj kumtari i poezisë shqipe< (12.21.2008)
Vdiq Horst Tappert – Ishte Ispektori Derrik (12.15.2008)
AGIM SPAHIU, MBIDRINASI I MADH I POEZISË (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]