VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Suzën Bojl shkon në Amerikë
E Mërkurë, 06.17.2009, 01:16pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Artistja sensacion e Britain's Got Talent (Britania ka talent), e cila tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, kur videoja e saj pati një klikim të jashtëzakonshëm në YouTube, është ftuar të këndojë në versionin amerikan të konkursit.

 

Anëtari I jurisë së America' Got Talent, Piers Morgan, foli me reporterët të martën dhe tha se këngëtarja skoceze do të luajë në garën e NBC.

 

Boyle qe shtruar për një periudhë të shkurtër për raskapitje emocionale në një klinikë të Londrës pasi ajo arriti vendin e dytë në garën britanike. Ajo tani ka rifilluar të këndojë. Dhe Simon Cowell, I cili prodhon të dyja versionet e shfaqjes, si atë britanike, si atë amerikane, ka në plan ta nxjerrë në skenë këngëtaren, tha Morgan.

 

"Susan do të këndojë live për 25 milionë amrikanë? Kjo do të jetë mrekulli!" tha Morgan, duks shtuar se "ajo nganjëherë lodhet shpejt, por ajo është 48 vjeçe." Të kënduarit në Amerikë do të jetë një sfidë e madhe për të, sipas vëllait John Boyle, i cili tha se 95 për qind e e-mails për këngëtaren vijnë nga Amerika.

 

Premiera e America's Got Talent do të jetë më 23 qershor në NBC.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.