VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ismail Kadare kandidohet për çmimin Princi Asturias për letërsinë
E Martë, 06.23.2009, 02:20pm (GMT1)



 

 

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare është nominuar për çmimin më të madh spanjoll për letërsinë, Çmimi Princi i Asturias për Letërsinë (Prince of Asturias Award for Letters), në mesin e emrave të tjerë të mëdhenj të letërsisë botërore, në mesin e të cilëve edhe shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari çek Milan Kundera.
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, shkrimtari nga Uruguai Eduardo Galeano, çeku Milan Kundera dhe japonezi Haruki Murakami janë në mesin e 31 kandidatëve për të fituar Çmimin Princi i Asturias për Letërsinë , thanë për agjencinë Reuters burime nga fondacioni spanjoll që akordon këtë çmim prestigjioz.
Në mesin e kandidatëve për këtë çmim janë edhe romancieri italian Antonio Tabucchi, shkrimtarja kanadeze Alice Munro dhe ajo meksikane Elena Poniatowska. Po ashtu si kandidatë potencialë për të fituar këtë çmim janë edhe shkrimtarja hungareze Agota Kristof dhe ai holandez Cees Noteboom.
Këtë çmim më parë e kanë fituar shkrimtarë të ndryshëm si Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Camilo Jose Cela, Claudio Rodriguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Gunter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz.
Nëse Kadare nderohet me këtë çmim, ai do të jetë shkrimtari i parë shqiptar që e fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Spanjë.
(BalkanWeb)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.