VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vdes legjenda e televizionit amerikan Uolter Kronkajt

E Hënë, 07.20.2009, 01:10pm (GMT1)

 



Kur ndodhnin ngjarje të rëndësishme në gjithë botën, gjatë viteve 1960 dhe 1970, miliona amerikanë i drejtoheshin ekranit për të parë dhe dëgjuar drejtuesin e lajmeve Uollter Kronkajt për t'u informuar për to.

Uolter Kronkajt, një ikonë e televizionit amerikan vdiq në Nju Jork dje në mbrëmje, pas një sëmundjeje të gjatë. Ai ishte 92 vjeç.

Shumë amerikanë, e kujtojnë lajmin e vrasjes së presidentit Xhon Kenedi në nëntor të vitit 1963, nga transmetimi emocional i Uollter Kronkajt.

Mënyra e tij komunikuese, ndihmoi që emisioni i tij i lajmeve në televizionin CBS, ishte më i ndjekuri nga viti 1961 deri në vitin 1981, kur ai doli në pension.

Presidenti Obama tha nga Shtëpia e Bardhë se "për dekada me radhë, Uollter Kronkajt ishte zëri më i besuar në Amerikë".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.