VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kompozitori shqiptar i kushton Bill Klintonit një pjesë klasike
E Enjte, 08.20.2009, 02:13pm (GMT1)

 

Kompozitori i njohur Mendi Mengjiqi është dhe autor i himnit të Kosovës. Mengjiqi: "Populus" është mënyra ime modeste për të falënderuar atë personalisht për çfarë bëri për vendin dhe popullin tim

Kompozitori i njohur Mendi Mengjiqi i ka dedikuar një pjesë klasike ish presidentit amerikan Bill klinton në shenjë falënderimi për kontributin e tij në lirinë e Kosovës ,1999.

"Klinton solli paqen në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai është pjesë e historisë dhe lirisë tonë. "Populus" është mënyra ime modeste për të falënderuar atë personalisht për cfarë bëri për vendin dhe popullin tim. Ai ësht princi amerikan i paqes për Kosovën dhe rajonin. Zoti e bekoftë" ka thënë kompozitori Mengjiqi, për agjencinë dtt-net.com. Ai është dhe autor i himnit të Kosovës.

"'POPULUS' quhet pjesa muzikore dhe është kompozuar nga ish studenti i profesorit të njohur polak Krzysztof Penderecki, Mengjiqi muajin e kaluar. Ky është një tjetër vlerësim që shqiptarët e Kosovës i bëjnë ish presidentit amerikan, pasi një ndër bulevardet kryesore të Prishtinës mbajnë emrin e tij.

Ish presidenti amerikan Bill Klinton konsiderohet nga shqiptarët si një ndër kontribuesit kryesorë të sulmit të NATO-s për të nxjerrë nga Kosova forcat serbe, në qershor 1999.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.