VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pse Maraja Keri po i pezullon veprimtaritë?
E Shtunë, 08.22.2009, 11:23am (GMT1)

 

Voal-online Njoftimet se Mariah Carey ka rishtyrë disa nga veprimtaritë e ardhshme kanë lënë në dyshim shumë adhurues se çfarë është duke ndodhur me këngëtaren.

 

Carey, 40 vjeçe, ka bërë orvajtje të përsëritura të marrë një yll në Shetitoren e Famës të Hollivudit më 25 gusht, të japë një koncert më 28 gusht dhe të regjistrojë një episod të Sotrytellers të VH1.

 

Por zëdhënësja Cindi Berger tha për People se nuk ka vend për shqetësime: "Këto data janë shtyrë dhe nuk janë pezulluar."

 

Një burim thotë se këngëtarja është duke plotësuar një album të ri, Memoirs of an Imperfect Angel, dalja e të cilit është shtyrë për 29 shtator.

 

"Shtyrja e daljes së albumeve ndodh gjithmonë," tha Berger. "Nuk ka gjë të pazakonshme dhe nuk përbën ndonjë shenjë të veçantë. Në jetë e Mariah janë një mori ngjarjesh artistike...Ajo po sigurohet se regjistrimi i albumit është ashtu siç dëshiron ajo."

 

Përveç punës me albumin, Carey është duke u marrë me linjën e re të saj të parfumeve dhe me propagandimin e filmit të saj të ri, Precious, që është prodhuar nga Oprah Winfry dhe del në nëntor.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.