VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Reklama për filmin rreth fundit të botës trallis Youtube
E Martë, 08.25.2009, 09:30am (GMT1)

 

 

Voal-online Sipas një profecie të kalendarit të fiseve Maya, qytetërim parakolombian i Amerikës Qendrore, të cilin legjenda e tregon si pasardhës të qenieve jashtëtokësore, bota mund të mbarojë të premten, më 21 dhjetor 2012. Dhe "2012" është filmi i shumëpritur i Roland Emmerich (regjisor i filmave "Godzilla", "Indipendence Day" dhe "The Day After Tomorrow") që do të dalë në gjithë botën të premten, më 13 nëntor 2009 (tri vjet dhe 38 ditë nga data për të cilën flitet në film). Filmi e tregon në mënyrë tejet spektakolare shkatërrimin e planetit tonë.

Kush kërkon "2012" në Google apo në Youtube, sajte të Internetit më të pasurat me infomarmacione e filmime, gjen katër terma çelës në krye të klasifikimit: apokalipsi, fundi i botës, profecia dhe reklama e filmit. Në Youtube reklama ka pasur 18 milionë vizita në gjithë botën.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.