VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Manuela Arkuri e paparë
E Martë, 08.25.2009, 05:38pm (GMT1)

 

Voal-online Janë pamje të shkrepura midis 1994 e 1998. I ka realizuar fotografi Alberto Magliozzi dhe janë pjesë e një materiali të papublikuar deri tani dhe të ruajtura në arkivin e tij. Protagoniste është Manuela Arcuri. Një fotohistori e vogël e saj deri e paparë deri tani. Është hera e parë që Alberto Magliozzi hap kasafortën e tij për të dokumentuar fillimet e karrierës së aktores dhe showgirl. "Asnjë qëllim i keq," shpjegon fotografi. Dhe asnjë qëllim spekullativ. As unë, as Arcuri nuk kemi nevojë për famë. Dëshira për t'ia propozuar publikut këto shkrepje është njëfarë loje që synon të vendosë rend në jetën "fotografike" të perosnazheve që kam takuar në rrjedhën e veprimtarisë sime." Kjo me Arcuri-n mund të jetë pjesa e parë e një kapitulli artistik të librit që Alberto Magliozzi ka synon ta "shkruajë". "Në një pikë të jetës a të karrierës ndihet pothuaj nevoja për të vënë rend në gjërat, çka në rastin tim janë sytë e objektivit të makinës sime fotografike (më parë) dhe digitale (sot) të cilën e kam përdorur për ta treguar botën që kam jetuar dhe që më rrethon. Foto rinore të aktoreve në afirmim dhe histor të grave a të luftërave të botës dhe për të cilat kam qenë dëshmitarë falë punës sime." Disa nga këto foto do të jenë pjesë e një ankandi për mbledhje fondesh.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.