VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Fansat festojnë ditëlindjen e Majkëll Xheksonit
E Djelë, 08.30.2009, 08:22pm (GMT1)

 

Sot mbreti i muzikës pop, i cili u nda nga jeta 2 muaj më parë, do të mbushte 51 vjeç. Fëmijë e të rritur kërcyen dhe u veshën sipas stilit te yllit të muzikës pop, si dhe kënduan këngët e tij. Festa në disa shtete.

Mijëra fansa në të gjithë botën kujtuan sot Majkell Xheksonin, mbretin e muzikes pop në 51 vjetorin e lindjes së tij. Xhekson u nda nga jeta dy muaj me parë, më 25 qershor pas një ataku në zemer. Ai ende nuk është varrosur dhe sipas familjareve funerali do të zhvillohet më 3 shtator.

Në Nju Jork mijëra fansa morën pjesë në një festë kërcimi të organizuar nga prodhuesi kinematografik Spajk Li.
Fëmijë e të rritur kërcyen dhe u veshën sipas stilit te yllit të muzikës pop, si dhe kënduan këngët e tij.

Në Los Anxhelos u vendos një pllakë me emrin e Majkëll Xheksonit në Kinema Brendon, në Palm Kazino. Në këtë ceremoni ishte I pranishëm babai i këngëtarit, i cili jeton në Los Anxhelos. Xhekson është kujtuar edhe në shtetë të tjera të botës.

Në Meksiko, rreth 13 mijë meksikane morën pjesë në një paradë të madhe për duke rikrijuar kercimin epik "Thrriller".
Rezultati final i analizave te ekspertises mjekoligjore, arritën ne perfundimin se Xhekson u vra me propofol. Mjeku personal i Majkëllit është në hetim por ndaj tij nuk është formuluar ende asnjë akuzë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.