VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Kera Dioguardi, kandidate e çmimit Grammy- gjyqtare në sezonin e tetë të American Idol E Djelë, 01.11.2009, 06:12pm (GMT1) 11 janar (Voal-online) Mediat amerikane bëjnë të ditur se të martën emisioni i famshëm televiziv i përgjedhjes së talenteve të reja të këngës American Idol rikthehet në sezonin e tetë, tashmë me një gjyqtare të re dhe shumë risi të tjera, çka e bën të mundur të mbetet edhe më tej emisioni më i shikuar i televizioneve amerikane. Gjyqtarja e katërt e emisionit për vitin 2009 është kompozitorja dhe producentja e këngëve Kara DioGuardi, për çka komentuesit nga radhët e kritikës thonë se do t'ia shtojë popullaritetin aq sa edhe cilësitë profesionale emisionit të famshëm. Kjo përzgjedhje u bë pas një periudhe të ngjeshur kërkimesh nga ana e stafit prodhues të televizionit Fox. Episodet e tij kanë varuar nga një sezon në tjetrin mes numrit 28,1 milionë dhe 30,8 milionë të shikuesve. Producenti ekzekutiv Ken Warwick është shpehur i sigurtë se kjo risi do ta bëj tejet më interesen emisonin. American Idol, që nga fillimi i tij, më 2002, e deri më sot ka arritur të zbulojë dhe të afirmojë një mori yjesh të këngës, ndër të tjerë Kelly Clarkson dhe Carrie Underwood. Përzgjedhja dhe vlerësimi i konkuruesve bëhet neëpërmjet votimit të shikuesve. Ky program është marrë nga televizionet e huaja, në 100 vende të botës, si dhe ka frymëzuar për shumë subjekte arti të kohës sonë. DioGuardi është shprehur e bindur se me risitë e përmbajtjes që sjell sezoni i tetë, American Idol do të arrijë të çojë më tej suksesin dhe të zgjerojë publikun. Ajo është tashmë përkrah tre gjyqtarëve të tjerë, si Paula Abdul, Randy Jackson dhe Simon Cowell të cilët vendosin se cilët këngëtarë duhet të shkojnë në shtëpi në fazat e hershme të garës, periudha tejet dramatike këto në rrjedhën e gjatë të emisionit. Kompozitorja dhe producentja e këngës DioGuardi është bija e Xhozef Dioguardit (Joseph J. Dioguardi), kongresmenit të parë shqiptaroamerikan, veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |