VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hap siparin Festivali i 34-t i filmit ndërkombëtar në Toronto
E Premte, 09.11.2009, 04:13pm (GMT1)

 

Festivali i 34-të i filmit në Toronto sot shënon ditën e tij të dytë, pas hapjes së siparit të tij ditën e djeshme me premierën botërore të filmit biografik për Carls Darvinin "Krijimi", të Xhon Ejmil.

Sipas të dhënave të programacionit të këtij evenimenti të kinematografisë botërore, në programin e tij është parashikuar edhe shfaqja e filmit "Get Lou", ku aktron edhe aktori shqiptar Blerim Destani.

Regjisor i këtij film është Aaron Schneider (fitues i çmimit Oscar për filmin e shkurtër "Tuo Soldiers" në vitin 2004).

Projekti "Get Lou", është një ndër filmat i cili pritet të fitojë vlerësime dhe çmime të rëndësishme gjatë këtij evenimenti të kinematografisë. (http://www.noa.al)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.