VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Hollivudi nuk e kandidon për Oskar filmin Gomorra

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Hollivudi nuk e kandidon për Oskar filmin Gomorra
E Mërkurë, 01.14.2009, 09:03am (GMT+1)

14 janar (Voal-online) Filmi italian Gomorra nuk është kandiduar për çmimin Oskar 2009. Në listën e nëntë filmave më të mirë të huaj të kandiduar për çmimin më të lartë të kinematografisë ky film nuk figuron. Dje filmi i regjisorit Matteo Garrone bazuar në librin bestseller të Roberto Savianos, nuk ka arritur të marrë çmimin Golden Globe, ku ishte kandiduar. Në këtë garë ai u sfidua nga filmi me temën e luftës në Liban i regjisorit Ari Folman me titull "Valzer with Bashir".

Akademia e Shkencave dhe Arteve Kinematografike ka shpallur nëntë filmat që ndodhen në garë për filmin më të mirë të huaj. Kësaj here është përdorur për herë të parë mekanizmi i reduktimit të filmave të huaj, nga 67 që ishin pjesëmarrës në nëntë, nëpërmjet një komisionit të posaçëm. Faza e dytë do të jetë pas tetë ditësh, kur do të shpallet pesëshja përfundimtare, ata që konsiderohen kandidatë për çmimin Oskar, një fitore tejet e rëndësishme paraprake.

Në listën aktuale të filmave të huaj më të mirë janë Revanche (Austri), The Necessities of Life (Kanada), The Class (Francë), The Baader Meinhof Complex (Gjermani), Valzer with Bashir (Izrael), Departures (Japoni), Tear This Heart Out (Meksikë), Everlastings Moments (Suedi), 3 Monkeys (Turqi). Fituesit e çmimit Oskar do të shpallen më 22 shkurt në Los Anxhelos në Teatrin Kodak.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kera Dioguardi, kandidate e çmimit Grammy- gjyqtare në sezonin e tetë të American Idol (01.11.2009)
ISMAIL KADARE: Mithat Frashërit ia mori jetën politika dhe ia ktheu letërsia (12.30.2008)
Vdiq autori i Përplasjes së Qytetërimeve - po kush ishte Samuel Filips Hantingtoni ? (12.29.2008)
GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË (12.27.2008)
Merry Christmas !< (12.25.2008)
Majkëll Xhekson shëndosh e mirë (12.24.2008)
Majkëll Xhekson i sëmurë rëndë (12.22.2008)
Kejsi Tola në Eursong (12.22.2008)
Gjek Marinaj kumtari i poezisë shqipe< (12.21.2008)
Vdiq Horst Tappert – Ishte Ispektori Derrik (12.15.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]