VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në Los Anxhelos, viti i 61-të i ndarjes të çmimeve Emmy Award


E Hënë, 09.21.2009, 03:39pm (GMT1)


Në Los Anxhelos, viti i 61-të i ndarjes të çmimeve "Emi"

 

 


Voal-online - Ne Los Anxhelos te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, u ndane për të 61-të herë mbreme çmimet "Emi" per shfaqjet dhe filmat me te mire televiziv. Seriali "Mad Man" fitoi çmimin si drama me e mire e vitit, ndersa seriali komik, 30 Rock, mori trofene si komedia me e mire.

Alec Baldwin, Toni Collette dhe Glenn Close kanë qenë në mesin e fituesve gjatë ndarjes së Emmy Awards, që u zhvillua të dielën mbrëma në Los Angeles. Baldwin fitoi çmimin për aktorin më të mirë në një komedi, për rolin e tij në "30 Rock". Collette morri në shtëpi çmimin për aktoren më të mirë në komedi, për rolin në "United States Of Tara". Ndërsa Close morri çmimin e aktores më të mirë në dramë, për "Damages". Aktorja komike, Tina Fej, e cila terhoqi vemendjen e publikut nje vit me pare me imitimin qe i bente kandidates republikane per zevendes presidente te SHBA, Sara Palin, nuk arriti te marre dot kete vit çmimin si aktorja me e mire. Kete vit, nje sere çmimesh te rendesishme shkuan per ato qe cilesohen si programe te tipit Reality, duke qene se jane nga prgramet televizive me te ndjekura ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

 

Fituesit e çmimeve Emmy:

 

Seriali më i mirë komik: "30 Rock"

Seriali më i mirë dramë: "Big Love"

Seriali më i mirë shumë-zhanresh, muzikor ose komedi: "American Idol"

Gara më e mirë televizive: "The Amazing Race"

Miniseriali më i mirë: "Little Dorrit"

Realizimi më i mirë për film televiziv: "Grey Gardens"

Aktorja kryesore në serial komik: Toni Collette "United States Of Tara"

Aktori kryesor në serial komik: Alec Baldwin "30 Rock"

Aktorja kryesore në serial dramë: Glenn Close "Damages"

Aktori kryesor në serial dramë: Bryan Cranston "Breaking Bad"

Aktori kryesor në miniserial ose film: Brendan Gleeson "Into The Storm"

Aktorja kryesore në miniserial ose film: Jessica Lange "Grey Gardens"

Aktori më i mirë dytësor në miniserial ose film: Ken Howard "Grey Gardens"

Aktorja më e mirë dytësor në miniserial ose film: Shohreh Aghdashloo "House of Saddam"

Aktori në rol dytësor në serial komik: Jon Cryer "Two And A Half Men"

Aktorja në rol dytësor në serial komik: Kristin Chenoweth "Pushing Daisies"

Aktori në rol dytësor në serialin dramë: Michael Emerson "Lost"

Aktorja në rol dytësor në serialin dramë: Cherry Jones "24"

Aktorja më e mirë mysafire në serial dramë: Ellen Burstyn "Law & Order: Special Victims Unit"

Aktori më i mirë mysafir në serial dramë: Michael J. Fox "Rescue Me"

Aktorja më e mirë mysafire në serial komik: Tina Fey "Saturday Night Live"

Aktori më i mirë mysafir në serialin komik: Justin Timberlake "Saturday Night Live"

Regjia më e mirë në serial komik: Jeff Blitz "The Office"

Regjia më e mirë për serial dramë: Rod Holcomb "ER"

Regjia më e mirë dytësor në miniserial, film ose serial dramë: Dearbhla Walsh "Little Dorrit"

Skenari më i mirë për serial dramë: Kater Gordon, Matthew Weiner "Mad Men"

Skenari më i mirë për serial komik: Matt Hubbard "30 Rock", "The Reunion"

Skenari më i mirë për serial shumë-zhanresh, muzikor ose komedi: "The Daily Show With Jon Stewart"

Skenari më i mirë për miniserial, film ose seri dramatike: Andrew Davies "Little Dorrit"

Moderatori më i mirë në një garë televizive: Jeff Probst "Survivor"

 

Më poshtë po sjellim një reportazh me foto nga pjesmarrësit e shquar që shkelën mbi qilimin e kuq


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.