VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nesër del në Amerikë libri "The Clinton tapes"-Wrestling history in the White House "Bisedat e regjistruara të Klintonit", histori restlingu në Shtëpinë e Bardhë-  me autor Taylor Branch

E Hënë, 09.28.2009, 08:16pm (GMT1)


 

Vitet e Klintonit, në fjalët e Klintonit


Voal-online - Nëse nuk keni pasur rastin që të lexoni librin autobiografik 1000 faqesh të Bill Klintonit , mos u mërzisni. Tani do të keni në dorë librin e ri të autorit Pulizer (Pulitzer) Taylor Branch, "The Clinton Tapes," "Bisedat e inçizuara të e Klintonit", bazuar në intervistat që Bill Klinton i ka dhënë  autorit gjatë 79 mbrëmjeve përgjatë presidencës së tij, i cili do të dalë nesër në Amerikë.

Branch, është në një rol të shumfishtë, si mik, kronikan, këshilltar e tjerë e tjerë. Dhe nga rezultat i kësaj del portreti i ish-presidentit. Branch, një mik i vjetër i presidentit Klinton i ka fokusuar intervistat e tij sa më tepër që të ishte e mundur në temat dhe ngjarjet e ditës, që kanë të bëjnë me problemet e brëndëshme apo politikën e Jashtme të SHBA, si përshembull,Haiti, Bosnja, Kina dhe sidomos Lindja e Mesme. Në këto intervista do të flitet edhe për prokurorin special, që tani i është harruar emri po atëhere emri i tij gjendej në gojën e gjithkujt, siç është Kenneth W.Starr

 Në këtë libër zbulohen mendimet e Bill Klinton dhe historitë e presidencës së tij, siç është ajo e presidentit rus Boris Yeltsin, të cilin Klinton e mikpriste në  rezidencën e Blair House, ndërsa një natë u gjet i vetëm dhe i dehur tapë  në Pennsylvania Avenue duke kërkuar në taksi për të shkuar në një piceri, ndërsa natën tjetër, shkruan Branch, Yeltsin, përsëri i dehur rëndshëmi u iku përsëri nga syri agjentëve të sigurisë dhe u zbulua vetëm në bodrum.

Pastaj në libër kalojnë liderët e botës - Yasser Arafat, Yitzhak Rabin, Mbreti i Jordanisë Hussein, Jiang Zemin. Në libër tregohet si si presidenti i Sirisë Hafez al-Assad i telefon Klintonit pas vdekjes të të birit të madh, duke i treguar se i trembej të vëllait që e kishte në egzil, dhe pastaj i thotë se do të jetojë, pasi ai ishte tepër i sëmirë, deri sa t'i mësojë të birit, Bashar artin e të qeverisurit të vendit.

Nganjëherë në faqet e librit ndeshim një konfrontim surreal me realitetin e kohës.

Duke folur për Monika Lewinsky, Klinton nuk ka aspak dëshirë të të flasë për këtë histori, duke përsëritur shpesh se i ka ardhur shumë keq, dhe se ai ishte dorëzuar nga presioni i madh që i ishte bërë.

Libri ka 700 faqe, nëpër faqet e tij shpesh Klinton do të flasë për tregëtinë dhe buxhetin, por Branch, autori i tij, do t'i tregojë këto në gojën e Klintonit me mjeshtëri.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.