VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Unesko e deklaron Tangon Argjentinase Pasuri të Njerëzimit

E Enjte, 10.01.2009, 08:30am (GMT1)



Vendimi u mor gjatë takimit në Abu Dhabi midis 400 ekspertëve  që e kanë zgjedhur Tangon

Voal-online - «Thesar Kulturor Shpirtëror» kështu Unesko ka bërë me dije se Tango argjentinase është pjesë e trashëgimisë kulturore të Njerëzimit. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim,Shkencë e Kulturë e ka marrë këtë vendim gjatë një takimi në Abu Dhabi të 400 ekspertëve, të cilët përgatitën listën e arteve dhe tradicioneve që duhet të mbrohen e të ruhen nga Unesko. Ishin Argjentina dhe Uruguaj që e kishin bërë këtë kërkesë, kur dihet se historia e Tangos lidhet me atë Rio de la Plata, lumit që kalon mes dy vendeve. Komiteti i Uneskos vendosi që të zgjedhë 76 kandidatura paraqitur nga 35 vende.

Lumi Rio Della Plata nga ku buroi Tango

Kërcimi i joshjes Kështu është cilësuar Tango, e cila «personifikon edhe diversitetin kulturor edhe dialogun. Tango përfaqëson esencën e një komuniteti e prandaj meriton që të mbrohet e të ruhet». Origjina e Tangos lidhet me fillimet e shekullit 19-të, kur në brigjet e  Rio della Plata filluan që të mberrinin emigrantët nga Europa, italianë, spanjollë, gjermanë, të cilët  filluan që të përzienin kulturat e tyre me ato të popullësive lokale dhe me atë të komunitetit me origjinë afrikane që kishte ardhur nga Afrika Qendrore.

Muzika dhe kërcimi janë rezultat e një përzierje ritmesh, melodish, malli dhe ndjenjash. Instrumenti karakteristik i Tangos është Bandoneon, sipas muzicistit që e shpiku gjermanit Heinrich Band (1821-1860). Fjalët e këngëve shpesh janë të pakuptueshme, nga rrethinat e pjesës më të varfër të Buenos Aires. Historitë që tregohen nëpër këngë janë shpesh të lidhura me kulturën e rrugës, e betejave me thikë dhe pasioneve të forta, që tregohen nëpër tekstet e poetëve argjentinas Evaristo Carriego dhe Jorge Luis Borges. Një kulturë që vinte me bazë nga poshtë dhe që pastaj kishte depërtuar dhe eksportuar nëpër sallonët e aristokracisë franceze nga Carlos Gardel (1890-1935) në vitet '30. Gardel ishte një kompozitor, këngëtar dhe aktor i shquar i kohës, personazh që e ngriti Tangon në qiell.

Luis BorghesKarlos Gardel


Tangoja sot në Botë Sot muzika e Carlos Gardel e Astor Piazzola kërcehet e këndohet jo vetëm në Artgjentinë dhe Uruguaj, por në të gjithë botën. Edhe në vendin që e lindi, interesi për Tangon vjen çdo ditë duke u rritur. Për çdo vit në Festivalin e Tangos të Festival di Buenos Aires marrin pjesë më tepër se 200 mijë konkurues. Në sezonin e fundit që u mbajt në gusht , 400 çifte nga e gjithë bota që konkuruan për të fituar çmimin botëror të Tangos, të cilin e fitoi një çift nga Japonia.

Lokalet  ku luhet dhe kërcehet Tango janë të mbushur si me argjentinas ashtu edhe me turistë nga e gjithë bota. Turizmi 'tanguero' ka filluar që të jetë shumë i rëndësishëm, duke shërbyer si një burim për lulëzimin e ekonomisë, me prejardhje nga hotelet dhe bizneset që janë të lidhura me Tangon.

Por edhe jashtë Argjentinës, sallat ku mësohet dhe kërcehet Tango, vijnë duke u shtuar nga viti në vit.Në Europë, vendet që janë më të dhënë pas Tangos, janë Gjermnia dhe Italia.


 


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.