VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||||||||||
ZJARR DHE AKULL ROBERT FROST POETI I PARË QË LEXONTE POEZI NË NJË INAUGURIM PRESIDENCIAL E Martë, 01.20.2009, 03:25pm (GMT1)
ZJARR DHE AKULL Nga Robert FROST
Dhe kjo do të mjaftonte.
FIRE AND ICE Robert FROST
Kur Robert Frosti bëhej poeti i parë që lexonte poezi në programin e përurimit presidencial më 1961, ai ishte tashmë shumë i mirëpritur në kryeqytet: ai lexonte poezi dhe hante darka në Shtëpinë e Bardhë; Prokurori i Përgjithshëm mori pjesë në fushatën e tij të suksesshme për ta liruar poetin Ezra Paund (Ezra Pound) nga Spitali Shën Elizabet (St. Elizabeth's Hospital) ku ai ishte nën akuzën për tradhti; atij i ishte ofruar pozita e Këshilltarit të Poezisë nga Libraria e Kongresit; dhe Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë që e shpallte Robert Frostin "Poet të madh filozof të Amerikës" (America's great poet-philosopher). Sipas poetit William Meredith, vendimi për ta përfshirë Frostin në përurim "e përqëndruan vemendjen te Kennedy si njeri i kulturës, si njeri i interesuar për kulturën". Vendimi i Kennedy-t për ta përfshirë Frostin, sidoqoftë, ishte më shumë një gjest personal ndaj poetit, i cili ishte faktor për kapjen e suksesshme të momentit sidomos në fazën e hershme të fushatës së Presidentit.
Më 26 mars 1959, para një galaje në kremtim të 85 vjetorit të tij, Frost dha një konferencë shtypi në hotelin Waldorf-Astoria në New York City. Mes pyetjeve të bëra ishte lidhur me tatëpjetën e mundshme të New England, së cilës Frosti iu përgjigj: "Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë nga Bostoni. A tingëllon kjo sikur New England po merr tatëpjetën?" I shtrënguar të përmendte emrin, Frost u përgjigj: "Ai është një Puritan i quajtur Kennedy. Të vetmit Puritanë të mbetur në ditët tona janë katolikët romanë. Ja. Më duket se e kam politikën më pranë se këmishën."
Shtypi amerikan mori pikënisje nga parathënia e Frostit se Senator i ri nga Massachusetts, i cili nuk e kishte deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij, do të zgjidhej President i ardhshëm. Më pak se një muaj më vonë, Kennedy i shkroi Frostit, duke i deklaruar: "Unë dua ta dish sa mirënjohës ju jam që ma përmendët emrin me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes suaj. Mua më vjen keq që ndërfutja e emrit tim, me sa duket jo krejt qëllimshëm, e largoi disi vemendjen nga njeriu që vërtetë e meriton vëmendjen - Robert Frost." Frost e përsëriti parathënien e tij në shumë, në mos në të gjitha paraqitjet e tij në publik gjatë muajve të mëvonshëm, dhe vazhdoi ta përkrahë kandidatin sa herë që e kishte të mundur. Kennedy në shkëmbim ia citoi pjesën e fundit të poezisë së Frostit "Duke u ndalur pranë drurëve në një mbrëmje me borë" Stopping By Woods on a Snowy Evening) në përmbyllje të fjalimeve të tij të fushatës: "Por unë kam për të mbajtur shumë premtime/ dhe milje të tëra para se të shkoj të fle" "But I have promises to keep, / And miles to go before I sleep." Në përgjigje të lajmit se Kennedy i ka fituar zgjedhjet, Frost e quajti këtë ngjarje "një triumf të protestanizmit mbi veten - a triumph of Protestantism - over itself".
Stewart L. Udall, i cili e ka takuar Frostin gjatë kryerjes së detyrës së tij si këshilltar poetik në Library of Congress, dhe i cili ishte ftuar nga Kennedy të shërbente si Ministër i Brendshëm, sugjeroi që Frost të merrte pjesë në ceremonitë e përurimit. Kennedy duke bërë shaka, iu përgjigj: "Oh, jo. Ju e dini se Robert Frosti e vjedh gjithmonë çdo shfaqje ku ai bën pjesë. -Oh, no. You know that Robert Frost always steals any show he is part of." Ftesa e Kennedyt i erdhi Frostit me telegram dhe poeti iu përgjigj atij po me telegram të nesërmen: "NËSE JU PRANONI NË MOSHËN TUAJ TË JENI PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA, UNË DUHET TË JEM I ZOTI NË MOSHËN TIME PËR TË PRANUAR NDERIN QË TË MARR DISI PJESË NË PËRURIMIN TUAJ. UNË NUK MUND TË JEM I DENJË PËR KËTË, POR E PRANOJ PËR HIR TË ÇËSHTJES SIME ARTEVE, POEZISË, TASHMË PËR HERË TË PARË PËRFSHIRË NË PUNËT E SHTETARËVE - IF YOU CAN BEAR AT YOUR AGE THE HONOR OF BEING MADE PRESIDENT OF THE UNITED STATES, I OUGHT TO BE ABLE AT MY AGE TO BEAR THE HONOR OF TAKING SOME PART IN YOUR INAUGURATION. I MAY NOT BE EQUAL TO IT BUT I CAN ACCEPT IT FOR MY CAUSE"”THE ARTS, POETRY, NOW FOR THE FIRST TIME TAKEN INTO THE AFFAIRS OF STATESMEN."
Kennedy e pyeti Frostin nëse kishte në plan të recitone një poezi të re. Nëse jo, mund ta recitonte poezinë "The Gift Outright", një poezi të cilën Frosti e kishte quajtur "një histori e Shteteve të Bashkuara në gjashtëmbëdhjetë vargje të bardha". Kennedy gjithashtu kërkoi të ndërrohej vargu i fundit në "such as she will become" (i tillë si atdheu do të jetë) nga "such as she would become" (i tillë si atdheu do të bëhej). Frost pranoi. Vargu i fundit origjinal, të cilin Frosti thotë se ka shkruar në mesin e Depresionit të Madh, ishte botuar për herë të parë në vitin 1942 në revistën Virginia Quarterly Review dhe ishte "Such as she was, such as she might become" (I tillë si atdheu ishte, i tillë si atdheu do të bëhet). Dukej me vend që Frost u pajtua të bëjë ndryshim tjetër të poezisë për të reflektuar atmosferën optimiste që e rrethonte presidencë e re.
Teksa dita e përurimit erdhi, megjithatë, Frost e befasoi veten duke shkruar një poezi të re, "Dedication" - Kushtimi (më vonë rititulluar "For John F. Kennedy His Inauguration" Për Xhon Kenedin Përurimin e tij), të cilën kishte në plan ta lexonte si një hyrje e poemës të cilën Kennedy ia kërkonte. Por përpara Kapitolit, më 20 janar 1961, Frost e pa se poezia, e daktilografuar në makinë shkrimi natën e mëparshme, ishte vështirë të lexohej, madje edhe në dritë të plotë. Kur ai doli të recitonte poezinë, era dhe vezullimet lëbyrëse të diellit të reflektuara nga bora e re ia bënin leximin të pamundur. Ai, sidoqoftë, ia doli të recitonte përmendsh poezinë "The Gift Outright". Ndonëse Frost u ndje disi në hall prej situatës që iu krijua, ky moment mbeti i paharrueshëm de tronditës. Washington Post raportonte se Frost "ua bëri për vete zemrat të pranishmëve në përurim", diçka që si me shaka Kennedy e kishte parathënë.
Para largimit, Frost u thirr nga Presidenti i ri dhe nga Zonja e Parë në Shtëpinë e Bardhë për të marrë falënderimet e Kennedy-t për pjesëmarrjen në ngjarje. Ai ia dhuroi Kennedy-t një kopje të dorëshkrimit të poezisë "Dedication", anash së cilës shkruhej: Kopje e përmirësuar. Dhe tani le t'i përmirësojmë rrugët tona. - Amended copy. And now let us mend our ways." Ai gjithashtu ia dha Presidentit një këshillë: Të jesh më shumë Irlandë se Harvard. Poezia dhe pushteti është formula për një tjetër stinë madhështire. Mos ki frikë nga pushteti. - Be more Irish than Harvard. Poetry and power is the formula for another Augustan Age. Don't be afraid of power." Poshtë letrës së falënderimit të daktilografuar të cilën Kennedy ia dërgoi, shkruante: Gjithsesi është poezi dhe pushtet! - It's poetry and power all the way!"
Poetry by Robert Frost
Dedication - The Complete Text
Summoning artists to participate
Kushtimi
Shkruar për përurimin e John F. Kennedy më 1961
Kur artistët janë të ftuar Ngjarjet e shtetit për t'i madhëruar Është diçka që ata duhet kremtuar. Sot për mua është një ditë e ditëve. Dhe për atë që vlerësoi poezinë e traditës Për atë të parin që e mendoi këtë gjë. Kjo poezi që e sjell si mirënjohje zë Rrënjë larg në të përfundimit nisje Të asaj e cila prej shekujsh ishte prirje; Një pikë kthese në historinë moderne. Kolonia do ta kishte të gjatë jetën Për aq kohë sa do të zgjoheshin mendjet Kush do të ish ai që do ta zotëronte Nisur nga karakteri, gjuha, nga doket Botën e re që e zbuloi Kristofer Kolombi. Francezët, spanjollët e hollandezët ishin zhbërë E përzënë jashtë. Bëma heroike ishin bërë. Elizabeta e Parë dhe Anglia fituan atë. Tashi erdhi rendi i ri i stinëve I cili zë fill në zgjuarsinë latine (A nuk është shkruar në dollarin Të cilin në xhepat tonë e mbartim?) Zoti e dha miratimin e tij të dlirë Sa që heronjtë tanë e kuptuan mirë, Pra, katër të mëdhenjtë, Washington, Panë aq shumë si profetët mirëfilli Ndoshta aq larg përtej se shkon shikimi, Ata i shembën perandoritë siç e dini Dhe për shembull Deklarata jonë I bëri të gjithë të jenë një komb. Që me padijën e popullit bën tallje. Ne shohim sa bukur energjitë vërshojnë Në përpjekjet e tyre për sovranitet dhe formë. Ata janë rojat që pranë do të na rrinë Për kohën e sotme dhe me pajtimin e tyre Për t'iu dhënë ç'është Demokracia të kuptojnë. "Rendi i ri i kohës" vallë a nuk thonë ? Nëse ajo kohë na duket krejt turbull tani, Ishte ashtu sepse fillimi ynë ish ai Prandaj duhej guxim dhe trimëri. Askush i ndershëm nuk do pranonte Një sundues që të mos dojë mëtonte Një tubullirë ku më mirë notonte. Që Amerika aeroplanit ia dha Për të shkuar mbi stuhi e tramundanë. Ka thënë me vete ndoshta ndonjë i marrë Se lavdia nuk është për art e për të gjallë. Guximi ynë i revolucionit dhe komitërisë E ka shpërblyer veten në historinë e lirisë Tashmë në lavdinë tonë të stërlavdisë. Le të vimë të zgjedhjet më të vona, Më madhështoret në të gjitha kohërat, Aq të ngushta sa për t'u dalluar me zor, Nuk është çudi, kjo është fitorja jonë. Trimëria është në ajrin e stuhishëm Më e përkryer se çdo zagushi mbytëse. Është një libër shpalosës që deklaron Ndaj politikanëve të cilët të guxojnë Të shkëputen prej mbështetësve kur gabojnë, Një pavarësi e shëndoshë e popullit tonë, Një formë demokratike e së drejtës hyjnore Për të sunduar me përgjegjësi e qëllime madhore. Është një thirrje jete paksa më e fortë E më e madhe ndaj fituesit, dëshiruesit, dijemarrësit. Më pak kritika ndaj fushës së lojës e gjyqtarit Dhe më shumë mbështetje ndaj sportit e lojtarit. Kjo bën që profeti tek secili nesh të ndjellë Lavdinë e një kohe madhështore të re Të një pushteti që buron në forcë dhe krenari, Të qëllimeve të reja të cilat mezi presin të vijnë, Të vendosur në besimin tonë të lirë pa ngurim, Në çdo lojë ku do të luajë kombi ynë, Të një kohe të artë poezie dhe fuqie Të cilat nga kjo mesditë e kanë zanafillën.
The Gift Outright
Dhurata e çiltër
Poezi e recituar në vend të poezisë së mësipërme nga Robert Frost në përurimin e vitit 1961
Atdheu ishte yni përpara se ne të ishim të atdheut. Ai ishte atdheu ynë më shumë se njëqind vjet Përpara se ne të ishim populli i tij. Ai ishte yni në Masçusets, në Virgjinia, Por ne ishim të Anglisë, ende koloni, Duke zotëruar atë prej së cilës ende nuk ishim të zotëruar, Zotëruar prej diçkaje që ne nuk e zotëronim më. Diçka po mbanim fshehur nga atdheu ku jetonim, Dhe menjëherë gjeti shpëtim në dorëzimin. Ashtu siç ishim ne ia dhuruam veten çiltër (Bërja e dhuratës ia kalonte shumëfish bërjeve të luftës) Atdheut tonë turbull; duke e zgjeruar drejt perëndimit, Por ende të paqendisur, të palatuar, të pashfaqur, I tillë siç ish ai, i tillë si do të bëhej.
NGA ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||||||||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |