VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Elizabetë Tejlor thotë se operacioni në zemër ishte tejet i suksesshëm
E Premte, 10.09.2009, 09:18am (GMT1)

 

Voal-online Aktorja Elizabeth Taylor tha mbrëmë se operacioni i saj i zemrës shkoi në mënyrë të "përkryer", duke nënvizuar se "është si të kesh një "zemër të re flakë". Këshut bën të ditur agjencia Reuters. "Ju faleminderit për lutjet e juaja dhe dashamirësinë tuaj. Ju dashuroj, Elizabeth Taylor."

Taylor, 77 vjeçe, dha një lajm në faqen e saj Twitter, e cila ka zëvendësuar zëdhënësin e saj si formë kryesore komunikimit. Ajo e kishte bërë të ditur shtrimin për operacion të martën.

Operacioni përfshiu vënien e një suste për të kontrolluar hyrjen dhe daljen e gjakut në zemër nëpërmjet një valvole.

Taylor u diagnostikua me një bllokim të arterieve të zemrës para pesë vjetësh dhe pati një mori problemesh të tjera shëndetësore. Ajo shpesh përdor karrocën     vetëlëvizëse për paraqitjet e saj të rralla në publik. (http://www.reut.com)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.