VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Ismail Kadare: Herta Myler e ka mbrojtur çështjen e Kosovës E Djelë, 10.11.2009, 08:20am (GMT1)
Shkrimtari Ismail Kadare, pasi ka vlerësuar atë si shkrimtare, në një intervistë dhënë dje, ka thënë se ajo e ka mbrojtur çështjen kosovare. Herta Muller ka lindur dhe është rritur në qytetin gjermanishtfolës të Nitzkydorf, në Rumani. Babai i saj ka shërbyer në SS gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nëna e saj ishte deportuar në Bashkimin Sovjetik në vitin 1945, ku ishte dërguar në një kamp pune në një vend të Ukrainës. Si studente e universitetit që studionte letërsinë gjermane dhe ruse, Muller e kishte kundërshtuar regjimin e Nicolae Ceausescu dhe i ishte bashkëngjitur Aktionsgruppe Banat, një grup shkrimtarësh disidentë që kërkonin liri të shprehjes. Ajo ka shkruar veprën e saj të parë, një përmbledhje me tregime të shkurtra, në vitin 1982, kohë kur punonte si përkthyese në një fabrikë. Tregimet ishin censuruar nga autoritetet rumune dhe zonja Muller ishte shkarkuar nga puna në fabrikë pas refuzimit për të punuar me policinë sekrete. Ndërsa, duke shkruar për librin "The Appointment", në "The New York Times" "Book Review", në vitin 2001, Peter Filkins ka shkruar se, zonja Muller ka përdorur dhunën e qeverisë "si sfond të brutalitetit dhe tradhtisë me të cilën njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin në jetët e tyre të përditshme, qoftë bashkëshort, anëtar i familjes apo miku më i afërt". Herta Muller ka vazhduar të flasë kundër shtypjes dhe kolaboracionizmit. Në Gjermani, ajo ka kritikuar ata shkrimtarë gjermano-lindorë që kanë punuar me policinë sekrete dhe së fundi është tërhequr nga PEN-i, organizata e të drejtave të njeriut, për të protestuar ndaj vendimit të saj për t'u bashkuar me degën e Gjermanisë Lindore. Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet sot në Stokholm. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |