VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Xhon Belushi gjeniu shqiptar i skenës dhe ekranit botëror E Shtunë, 01.24.2009, 09:04am (GMT1) XHON BELUSHI GJENIU SHQIPTAROAMERIKAN I SKENËS DHE EKRANIT BOTËROR Përveç filmave ku ka luajtur, përveç albumeve muzikore në emër të "Blues Brothers" (Vëllezërit bluz), John Belushi, ndoshta edhe për vdekjen e parakohëshme nga një mbidozë droge, ka zënë vend midis miteve të këtyre dhjetëra viteve të fundit. Djalë i emigrantit shqiptar dhe pronar restoranti Adam Belushit (nga fshati Qytezë i Kolonjës), si dhe e nënës së tij Agnes, John Belushi lindi në Çikago më 24 janar 1949, gjashtëdhjetë vjet më parë, por rritet në rrethinat e Wheaton (Illinois) ku prindërit, transferohen kur John sapo i kishte mbushur gjashtë vjet. Merr diplomën më 1967 dhe tashmë është popullor midis bashkëmoshatarëve të tij për zakonin e tij që t'i bëjë të qeshin në shfaqje të ndryshme të organizuara nga shkolla. Kështu, i trimëruar nga profesori i tij i artit dramatik, vendos ta braktisë projektin e tij për t'u bërë trainer futbolli, me qëllim që t'i përkushtohet karrierës së aktorit dhe kundër dëshirës së babait të tij që do ta donte atë përkrah vetes në drejtimin e punëve të restorantit. Pikërisht në atë kohë Belushi fillon të përdorë drogat, anfetaminat. Kur e pyEsnin si ia bënte që ndjehej aq i qetë në skenë, ai përgjigjej "sepse është i vetmi vend ku unë e di se çfarë bëj". Interpretimi i Joe Cocker për shfaqjen e re bën që teatrot të tronditen si nga tërmetet prej duartroktijeve. Dhe njerëzit rendin nga të katër anët për ta parë. Zëri i tij duket pikë për pikë si zëri i Joe Cocker. Lëvizjet e trupit janë krejt si të atijat, po ashtu lëvizjet e krahüeve dhe të duarve ngjajnë në mënyrën më mbresëlënëse ai ato të këngëtarit të famshëm në koncertin e paharrueshëm të Woodstock. Por John është naturë tejet delikate, tejet e pasigurtë dhe vetëshkatërrues, ai shndërrohet përherë e më tepër skllav i drogave. Ai do të bënte edhe dy film edhe më të përkryer, "Continental Divide" (Ndarja Continentale) dhe "Neghbors" (Fqinjtë) në të cilët shpaloset gjithë gjenia e tij jo vetëm në role komike, por edhe në role të gjinive të tjera. Në vitin 1982 John Belushi gjithashtu e filloi punën në filmin e ri "Noble Rot". Ai luajti edhe në serialin "Guest Star Appearance" në episodin "Police Squad!" ku John interpretonte nën ujë veshur me çizme të mëdha. Ai vdiq pak para se pjesa të transmetohej, kështu që skena ishte prerë dhe zevendësuar. Pas suksesve në "Naked Gun" në fillim të viteve 1990, ABC-TV ritransmetoi "Police Squad!" dhe shüresonte të ritransmetojë skenat e Belushit, por regjistrimet nuk u gjetën dhe mendohet të jenë shkatërruar. Roli i Dr. Peter Venkman në filmin "Ghostbusters" (1984) ishte parashikuar në origjinal të luhej nga Belushi, por pas vdekjes së tij e luajti kolegu i tij në Satudy Night Live, Bill Murray. Ai kishte nënshkruar gjithashtu kontratën për luajtur në filmin "Once Upon a Time in America" (Na ishte njëherë Amerika). në Sunset Bulevard të Hollivudit, ku ai kishte shkuar për të nëshkruar një kontratë për disa filma me studion Paramount. Ai vdiq nga një mbidozë heroine, në rrethana, në të vërtetë, as sot e kësaj dite të pasqaruara dhe të ngjashme me ato që në dhjetëvjeçarin e mëparshëm kishin parë e provuar bota e muzikës rok e artistëve si Jimi Hendrix, Janis Joplin, Brian Jones, Jim Morrison: të gjitha fatalisht me një J në emrat e tyre. Në krye të funeralit të John Belushit do të ishte miku i përhershëm, Dan Aykroyd. Aktorin John Belushi e vënë në motoçikletën e tij dhe e përcjellin deri në varr. Ai mbante veshur xhaketën e tij prej lëkure të zezë dhe xhinsat e tij të zes. Dhe kur bora filloi të bjerë, miku i tij, kompozitori dhe këngëtari James Taylor sipër varrit të John Belushit këndoi "That Lonesome Road" (Ajo rrugë vetmitare). Ishte e pamundur që njerëzit të mos e dashuronin atë figurë të çiltër dhe shprehëse të atij këngëtari-aktor me një gjallëri mbresëlënëse që nuk iu shlyhet njerëzve nga kujtesa kurrë. Shfaqja e tij në skenën e artit amerikan dhe botëror, edhe pse e rrufeshme si e një meteori, ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme në vitet 1980. Shumëkush e ka vlerësuar karakterin e tij vërshues, zemërak, krejt të veçantë, sepse ishte kundër të gjitha atyre rregullave konvencionale brenda të cilëve njerëzit ndjehen të getoizuar. Më 1 prill 2004 John Belushi u nderua me një yll në Shetitoren e Famës të Hollivudit (Hollywood Walk of Fame), 22 vjet pas vdekjes së tij. Ceremonia drejtohej nga Jim Belushi, vëllai i John Belushit, si dhe nga miku i tij Dan Akyroyd. Në ceremony merrnin pjesë edhe e veja e John Belushti, Judith Belushi-Pisano, si dhe aktori me të cilin kishte luajtur në Saturdy Night Live, Chevy Chase. Shumë nga miqtë, të afërmit dhe kolegët e tij morën pjesë në ceremoni. Mes tyre ishin edhe fituesja e çmimit Oscar Mary Steenburgen me të shoqin, aktorin Ted Danson, i vëllai, aktori Jim Belushi, si edhe aktorët e emisionit humoristik "Saturday Night Live", Chevy Chase, Laraine Newman dhe Dan Aykroyd. "Ai ishte një udhëheqës, një artist i madh dhe një biznesmen i zgjuar. Ai ishte partneri im dhe miku im më i mirë dhe ditët tona ishin të mbushura me humor dhe me gjithë sfidat e një marrëdhënieje të afërt", tha aktori. Aktorja Steenburgen tha se ajo kishte interpretuar në filmin e saj të parë me Johnin. "Unë interpretova në filmin tim të parë me Johnin, "Duke shkuar në Jug", që ishte edhe për mua filmi i parë, me regjisor Jeck Nicholson. Unë e kalova shumë mirë me të gjatë xhirimeve. Ai ishte shumë i mirë me mua". Ndërsa vëllai i tij, aktori Jim Belushi tha: "Nuk e di se çfarë do të mendonte ai. E kush e di se çfarë mendonte ai. Kjo e bënte atë aq me humor. Nuk mund ta parashikoje kurrë. Ai gjithmonë thoshte diçka të papritur. Ju betohem që asnjëherë nuk e dija se çfarë do të thoshte". Atmosfera e ceremonisë ishte e mbushur me kujtime të përmalluara, por edhe me një ndjenjë të prekshme të mungesës së aktorit. Në një rast, vëllai i tij, Xhim Belushi, aktor i njohur, është shprehur se "Xhon Belushi ishte ndoshta viktimë e suksesit të papërmbajtur të humorit të tij të shfrenuar". Viktimë e një dukurie në boten e artit, që kritikët e artit shpesh e cilesojnë si sindroma e suksesit të rrufeshëm i shoqëruar nga një padurim i tmerrshëm që e bën një yll të nxitojë për të arritur në majën më të lartë sa më shpejt që të jetë e mundur. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |