VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TRADHTIA
Nga ABDULLAH KONUSHEVCI (1958-2013)

E Mërkurë, 12.04.2013, 12:07pm (GMT1)



E përcolla me një pikëllim të fshehur
Në sy në buzë nën bark
I shihja gjurmët e tjetrit

Kur u ktheva
Në dhomë kishte rënë stuhia
Shtrati sikur ishte kthyer përmbys
Banja merrte frymë me vështirësi
Si një i sëmurë astmatik

Hodha shpejt e shpejt në shportë
Brekët këmishët çarçafët
Shtratin e shtrëngova mirë për këmbësh
Po hija po era e saj ishte kudo

E di se më nuk do ta takoj
Se tjetri në sy në buzë nën bark
Do të lexojë me pikëllim
Gjurmët e mia

Prishtinë, më 27 tetor 2010
ABDULLAH KONUSHEVCI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.