VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DËGJOJE HAPIN E VOGËL TË GJËRAVE
Nga ALDA MERINI

E Mërkurë, 12.04.2013, 06:49pm (GMT1)


Dëgjoje hapin e vogël të gjërave
-edhe më të vogël se dritaret e tua-
atë frymëmarrje që del nga shikimi yt
thirre me një emër të pranishëm: gruaja jote.
Është bërë prej hijesh dhe çiklaminesh,
ta kërkon misterin tënd
dhe ti nuk di t'ia japësh.
Me duar
prek profilet e një vargu të gjatë shenjash
që quhen rima.
Poshtë, beso,
është prania e vërtetë e gjetheve;
udhëtim i pabesueshëm
që shndërrohet në një gjysmë guximi.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.