VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JASHTË KAFAZIT
Nga SINAN KËRPAÇI

E Shtunë, 12.07.2013, 02:08pm (GMT1)



Zogu i verdhë këndon si kanarinë,
zogu ngjyra-ngjyra këndon si gardalinë;
për të kombinuarin e të dyve
ju thoni se këndon si hibrid
dhe është pjellë e dashurive...

Hibridi këndon me tre zëra:
një të tij dhe dy të tyre.

Vetëm ai këndon në kafaz si hibrid
e ti, shitëse e bukur, sa nuk më thua:
ju nuk përshëndesni vetëm mua,
në mëngjes zotëri gati më pyet:
nga e di zogu yt që jam poet?!

Kur e afron te kanarina këndon si ajo,
kur e afron te gardalina bëhet ngjyra-ngjyra...

Bukuria për tre zogj të ndryshëm më flet
dhe harron të katërtin jashtë kafazit
bjondinkën që i shet.

Dyqani i zogjve, 6, 12, 2013
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.