VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AH, Ç'MË BËRI ËNDRRA!
Nga PËRPARIM HYSI

E Djelë, 12.08.2013, 09:51am (GMT1)


S'dalloj ëndrrën unë nga zhgjëndra
Vërtet jam në hall
Se m'u bë që erdhi "njëra"
Më puthi me mall.

Hapa sytë krejt i kënaqur
Puthja më pëlqeu
Kërkoj "njërën që qe shfaqur
E kish përpirë dheu!

Bie një krah, në krahun tjetër
As që mbyll më sy
Ta pësosh kur je i vjetër
Sikur je i ri.

Zë e shfryj si një tufan
Se jam i zhgënjyer
Tutje-t'hu syt mbi tavan
Nga dera mbërthyer.

Them sakaq dera u hap
Edhe hyn,pra "njëra"
E më hipën sipër fap!
Ah, ç'më bëri ëndrra!

6 dhjetor 2013

PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.