VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NIKAJ-MËRTURI
Nga GJON MARKOKAJ

E Mërkurë, 12.11.2013, 10:49am (GMT1)



Nikaj - Merturi,
mrekulli natyrore!
Malet i kan kunorë
Qafat porta mbrojtëse
lumenjt, i freskojnë.
 
Dielli, i ngroh me nge,
mbrohen prej malevet
i bashkon toka ujtë dhe ajri
Gjithmonë të pandarë...
 
Nënë Arbëria, ata i lindi,
shkëmbi është djepi që i rriti;
shëndetplotë e mëndjekthjelltë
"Flori" janë Nikaj Mërturi.
 
Rriten si gojfilet nëpër gur
Shifën si argjend i bardhë
kurrë s'u ikë ndriçimi
Thirren Nikaj-Mërtur.
 
Rrrënjët Arbërore,
i ruajne të pasterta
besimin doke e zakone
gjithnji te pa '' shkermoqura''.
 
Në mbrojtje të trojeve,
e n' luftrat për Pavarësi
Lirisë i falën jetën,
u martirizuan për Atdhe.
 
Jetojnë si vëllëzer,
t' besës në shoqëri,
e mbajnë sofren shtruar
me shumë bujari....,
 
Zërin jau rriti
sofra dhe pushka
N' eliten shqiptare,
mbajnë, "tituj e grada"

Nikajmerturësit,
Janë ballëlartë!
Atdheut i apin trima,
kulturës i apin elitë.
              ./.
-Per VOAL,Ch,  nga Washington State, USA, 10 dhjetor 2013-

GJON MARKOKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.