VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARDESYBARDHËTNga EDMOND SHALLVARI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.17.2024, 12:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
PARDESYBARDHËT
Nga EDMOND SHALLVARI

E Mërkurë, 12.11.2013, 10:58am (GMT+1)




Ashtu, u shfaqën dikur, pardesybardhët
Me të njëjtën veshje autoritare të njohur
Të njëjtë si barazia që dinë vetëm shqiptarët
Ashtu, simpatikë, karizmatikë, të palodhur.

Ashtu, si pëllumbardhët e paqes së paqtë
Me bisht dallëndyshesh në dy gishtat ngritur
Oh, sa zili i pata, këta pardesybardhë
Zili dhe simpati, bashkë me shpresën e lindur.

Ç'më ngjanë fluturakë engjëjsh krahëbardhë
Ç'u ndjeva pak engjëll dhe unë mes tyre
Besova se qielli ishte hapur këte rradhë
Dhe një tjetërbotë na priste mes yjesh.

Nuk di çfarë ndodhi më tej fluturimit
Me mua nuk di çfarë ndodhi më tej
Rreth meje papritur krahë engjëjsh po shkrinin
Dhe bashkë me krahët dhe pardesybardhët lider'.

Di vetëm që rënies thërrisja tmerruar
Rrethuar nga copëra pendësh si shkrumb
Pardesybardhët çuditërisht u xhveshën nxituar
Nxituar u veshën me krahëdjajsh në trup.

Më lanë ashtu, të vetmuar, pa ndihmë
Mes thirrjesh çjerrëse korbash, krra, krraaa!
Ç'po talleshin me mua në qiell kostumzinjtë
Të dikurshmit engjëj, të shndruar në djaj.



EDMOND SHALLVARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NIKAJ-MËRTURINga GJON MARKOKAJ (12.11.2013)
IM ATËNga CHARLES BUKOWSKI (12.11.2013)
KOSOVËNga VEHBI SKËNDERI (12.09.2013)
AH, Ç'MË BËRI ËNDRRA!Nga PËRPARIM HYSI (12.08.2013)
I PLAGOSUR NË SHTËPINË E MIQVENga WALT WHITMAN (12.07.2013)
JASHTË KAFAZITNga SINAN KËRPAÇI (12.07.2013)
PËRRALLË ME LËMENJNga THANI NAQO (12.07.2013)
PËRROINga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.06.2013)
IDEALINga CHARLES BAUDELAIRE (12.06.2013)
GURI MURGNga GJON NDUE MARKOKAJ (12.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]