VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AKUSH S’MË BINDETNga FASLLI HALITI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
AKUSH S’MË BINDET
Nga FASLLI HALITI

E Enjte, 12.12.2013, 01:27pm (GMT+1)



Të gjithë
S' më binden
Dhe fajin, besoj, e kam unë vetë.
Unë duhet ta kem një dobësi,
Unë duhet ta kem patjetër
Një të metë.

Kur isha bujk adoleshent,
Qetë s'më bindeshin
Përtypeshin qetë,
S'e tërhiqnin
Plugun.
Hutohesha pas pulëbardhave unë,
Si napa të bardha
Pulëbardhat
Mbi ugar,
Si napat e lara të nënës
Që nëna i nderte mbi gardh për t'i tharë.

Përkundrazi,xhaxhait,
Qetë i bindeshin
Njëherësh
Të dy,
Kau me emrin Zambak,
Dhe kau me emrin Syzi.

Po pse i bindeshin
Xhaxhait
Qetë ?
Sepse xhaxhai ishte bujk i rëndë
Bujk që e nderonin bujqit, bujk i vërtetë ...

Si mësues gjithashtu nuk kisha autoritet
S'më bindeshin nxënësit,
Nuk mësoni
S'i bënin
Detyrat.
Më shihnin ata me habi...
Kur unë përhumbesha në përfytyrime,
Vizatoja, bëja skica, krokira, krijoja poezi...

Nxënësit harbonin...
Dilnin nga klasa.
Dikush në WC pinte një cigare.
Një vajzë në korridor
Provonte puthjen e parë...

Edhe si prind
S'kam pasur
Dhe s'kam autoritet.
Kjo s'më pikëllon aspak
Le të jetë mbi mua fëmija mbret.
Le të më gjej nga fëmija gjithçka,
Vetëm fëmijën të mos e gjejë prej meje asgjë.

Midis poezisë sime
Dhe fëmijëve të mi,
Ka pasur dhe ka rivalitet
Ka pasur dhe ka xhelozi...

Edhe si gjysh
Nuk kam autoritet.
Kjo më kënaq,
Kjo më krijon gëzim.
Mbesa dhe nipi bëjnë ç'të duan me mua;
Më hipin mbi kurriz të dy
Më bëjnë kalë me fre,
Me yzengji;

Më kundërshtojnë,
S'më binden
S'më dëgjojnë,

Unë u bindem urdhrat e tyre
I zbatoj pa u fyer aspak,
I zbatoj
Gjithë përulësi,

I zbatoj me kënaqësi...
FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JETA IMENga ADEM ZAPLLUZHA (12.11.2013)
NJERIU DHE DETINga CHARLES BAUDELAIRE (12.11.2013)
PARDESYBARDHËTNga EDMOND SHALLVARI (12.11.2013)
NIKAJ-MËRTURINga GJON MARKOKAJ (12.11.2013)
IM ATËNga CHARLES BUKOWSKI (12.11.2013)
KOSOVËNga VEHBI SKËNDERI (12.09.2013)
AH, Ç'MË BËRI ËNDRRA!Nga PËRPARIM HYSI (12.08.2013)
I PLAGOSUR NË SHTËPINË E MIQVENga WALT WHITMAN (12.07.2013)
JASHTË KAFAZITNga SINAN KËRPAÇI (12.07.2013)
PËRRALLË ME LËMENJNga THANI NAQO (12.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]