BALADË PËR XHIXHILENË Nga THANI NAQO
E Enjte, 12.12.2013, 01:39pm (GMT+1)
Pa rënë muzgu ndezin zjarr, Hëna tundet porsi dajre. Ah, cigankat trupllastar, Përdredhin belin me tinguj gajde. Ç'm'i thëthin syt' m'e vogla, Gjoksit varet një gjerdhan. Tring-tring-tring beli me gogla, Yjet qeshin, hëna qan. Dum-dum-dumi fton në valle, Thikat presin flakn' e zjarrit. Ah, të kisha e un' mustaqe, Dhe një thikë si të ciganit! Flak këpucët e çorrapet, Yjet qeshin, hëna qan. Si cigan përvesh paçet, "Xhixhile, aman, aman!" Ze fryn flladi mbi rakita, Xhixhilea pëshpërit: "Që ta dish, kush thurr kanistra, Varr nuk ka, botën shëtit." Dum-dum-dum e tra-na-na, Flak' e zjarrit një thëngjill. "Xhixhile, të keqen nëna, S'është i yni, aman, mos dil!" Sa shoh lumë, si cigan, Thurr kasolle me rakita... "Xhixhile, të kam xhan," "Oh, jam larg, po thurr kanistra..."
1970-2013
THANI NAQO
|