VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BALADË PËR XHIXHILENË
Nga THANI NAQO

E Enjte, 12.12.2013, 01:39pm (GMT1)





Pa rënë muzgu ndezin zjarr,
Hëna tundet porsi dajre.
Ah, cigankat trupllastar,
Përdredhin belin me tinguj gajde.
Ç'm'i thëthin syt' m'e vogla,
Gjoksit varet një gjerdhan.
Tring-tring-tring beli me gogla,
Yjet qeshin, hëna qan.
Dum-dum-dumi fton në valle,
Thikat presin flakn' e zjarrit.
Ah, të kisha e un' mustaqe,
Dhe një thikë si të ciganit!
Flak këpucët e çorrapet,
Yjet qeshin, hëna qan.
Si cigan përvesh paçet,
"Xhixhile, aman, aman!"
Ze fryn flladi mbi rakita,
Xhixhilea pëshpërit:
"Që ta dish, kush thurr kanistra,
Varr nuk ka, botën shëtit."
Dum-dum-dum e tra-na-na,
Flak' e zjarrit një thëngjill.
"Xhixhile, të keqen nëna,
S'është i yni, aman, mos dil!"
Sa shoh lumë, si cigan,
Thurr kasolle me rakita...
"Xhixhile, të kam xhan,"
"Oh, jam larg, po thurr kanistra..."

1970-2013

THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.