VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RRUGA QË U KA HUMBUR NJERËZVE NË PYLL
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.13.2013, 03:28pm (GMT1)





Është fshehur
Nën palat e gjetheve të ahave
Nën myshqet e trungjeve
Nën gëzofët e arinjve
Është bërë hermetike
Si ëndrrat e letargjikëve
Është bërë e pakapshme
Si jermi i zogjve
Rruga në pyll
Ka humbur
Si fëmijët
Në lojën symbyllazi
E pafajshme
Si fëmijët.

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.