VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDEKJA E DYTË E GJERGJIT*
Nga ABDULLAH KONUSHEVCI

E Shtunë, 12.14.2013, 05:13pm (GMT1)



Kur derdhet atdheu në det
Shkulet shkëmbi fusha mali
Terri derdhet me shtëmba
Dhe thikat vezullojnë

Vlorën e zënë ethet e dridhet
(Babi, do t'i kenë tretur
Gjergjit eshtërat
Se Atdheu po derdhet
Përsëri në det)
Drilonit s'mund t'i them
Ji i fortë
Dritoni është bërë dhé

Dhe ata po e shohin
Se s'është kjo më
Lojë me qen e mace

* Vjershë për eksodin e madh në Shqipëri
ABDULLAH KONUSHEVCI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.