VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR U SHFAQ POETI NË LULËZIM
Nga WALT WHITMAN

E Shtunë, 12.14.2013, 05:17pm (GMT1)



 

Kur u shfaq poeti në lulëzimin e fuqive krijuesese,
U gëzua Natyra (lumturi e lëmuar asnjanëse, me gjithë
panoramat e veta, natë e ditë), dhe thirri: Ai është imi:
Po këtu ngriti zërin e vet shpirti i njeriut, xheloz, krenar i
papajtueshëm:

Jo: ai është imi, vetëm imi.

Atëherë poeti, në lulëzimin e fuqive krijuese, qëndroi midis
të dyve dhe i mori për dore,
Dhe ja kështu qëndron ai sot e gjithmonë, shkrirës,
bashkonjës, duke i mbajtur fort për dore,
Dhe kurrë nuk do t'i lëshojë gjersa t'i pajtojë,
Gjersa, me ngazëllim, të mos i ketë shkrirë plotësisht.
Përktheu: SKËNDER LUARASI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.