VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DIBËR Nga VEHBI SKËNDERI E Shtunë, 12.14.2013, 05:30pm (GMT1) Kalldrëmet gur më gur, si shkronjëza në libër. Mure, shtëpi të gurta. Libër me këngë lufte e mendime të urta. Dibër! Në mars të ngrohin shirat, që sjell nga deti Drini dhe erërat e buta. Të than acari i dimrit, që fryn plot mllef Radika. Mijëra herë u dogje e u grive me thika. Dibër! Dibër! Në Korab vajton një fyell, në Drin cicron një pipëz. Nuk vdes Elez Isufi, që shkjau e vrau nga prita. Nuk vdes Elez Isufi, se kurrë nuk mposhtet Dibra! E ku janë bunkerët, bedenat e fortesat Që s'i mposht Elezi? Dibër! Mbi kalldrëmet e tua unë lexova në libër Për herë të parë legjendat. Dibër! -- Nga libri "Bëjmë sikur", 1995 VEHBI SKËNDERI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |