VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË DY BRIGJE
Nga SINAN KËRPAÇI

E Shtunë, 12.14.2013, 05:44pm (GMT1)


Për një dashuri të ndezur në dhe të huaj
babai im është qarë përsëgjalli si i fikur
në dheun e tij;
për t`u besuar vdekja në bregun tjetër
u qa nga nëna me zë në Botëroren e Dytë.
Dhe andej, dhe përkëtej, në dy brigje
si e qau një të vetëm gjyshja ime
me ca ligje ligje lufte!
Nga ky breg gjyshja ime qau me zë
për dashurinë në bregun tjetër,
për dashurinë e dy brigjeve:
për një vajzë që qe hedhur te ky breg,
për një djalë që qe hedhur n`atë breg
me një det, një det në mes.
Gjyshja ime qau mbi varrin pa të vdekur
për "të bindur" Një në kërkim, në përpjekje
që nuk besoi kurrë nga telegrami i luftës
se dashuria e saj ishte mbyllur me vdekje.
Në Botëroren e Dytë një vajzë kërkonte,
kërkonte dashurinë nga bregu në breg:
në dy brigje,
e në mes, e në mes një Adriatik me dhimbje.
Në vajtim tundte një djep gjyshja ime!
-
Biblioteka Kombëtare, 14, 12, 2013
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.