VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZEMRA QË QESH
Nga CHARLES BUKOWSKI

E Djelë, 12.15.2013, 04:38pm (GMT1)



Jeta jote është jeta jote.
mos lejo që shqelmimet ta hedhin në kantinën e butësisë.
vigjëlo.
ka rrugëdalje.
nga ndonjë anë ka dritë.
ndoshta nuk është ndonjë dritë kushedi por fiton mbi terrin.
vigjëlo.
perënditë të ofrojnë raste.
pranoi, përqafoi.
nuk e mund dot vdekjen por e mund vdekjen në jetë, nganjëherë.
e sa më shumë ta bësh këtë shpesh, më shumë dritë do të bëhet.
jeta jote është jeta jote.
dije sa kohë që e ke.
ti je i mrekullueshëm dhe perënditë të presin që të kënaqen me ty.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.